Krijimi i i një rutine lehtëson mëngjeset tuaja
Mëngjeset janë gjithmonë të rrëmujshme. Më poshtë ju sjellim disa hapa sesi të krijoni një rutinë, e cila do ju ndihmojë në lehtësimin e mëngjeseve tuaja dhe pse jo shijimin e tij.
Kemi pyetur disa nëna për këshillat e tyre sesi duhet të përballojnë mëngjeset dhe të na ndihmojnë të gjejmë një emërtues të përbashkët: ajo është rutina. Të jesh në gjendje të krijosh një rutinë të konsiderueshme në mëngjes, do t'i bëni gati fëmijët më shpejt sepse ata do e dinë çfarë të bëjnë, edhe nëse janë në moshë shumë të re.
"Unë kurrë nuk kam qenë e mirë në krijimin e rutinës, sepse unë jam spontane nga natyra", shpjegon një nënë e re. "Pasi kam pasur fëmijë më ka marrë shumë kohë për ta zbuluar se sa të rëndësishme ishin bërja e ritualeve në mëngjes dhe në mbrëmje".
Çelësi kryesor është të jeni të sigurt që jeni gati për punë në mëngjes para se fëmijët tuaj të zgjohen. Është e vështirë të mbash një rutinë kur bëheni prindër.
Krijoni një rutinë të përshtatshme për të gjithë, dhe nëse keni më shumë se një fëmijë ndajini ato të bëjnë aktivitete të ndryshme, njëri pastron dhëmbët, tjetri kreh flokët dhe kështu kalohet në rutinë.
Mbajeni një kohë të caktuar për mëngjeset gjatë javës dhe ju do të bëheni gati gjithmonë në kohën e duhur.
Pozitiviteti në mëngjes është një nga mënyrat më të mira për ta filluar ditën me fëmijët tuaj dhe kështu krijoni një moment të lumtur në mes të rrëmujës.
Një tjetër çelës i rëndësishëm për rutinën e mëngjesit është t'i bëni gati gjërat që ju duhen në mbrëmje për t'u bërë gati në mëngjes, nëse nuk jeni persona të mëngjesit.
Këto hapa janë të thjeshtë në dukje, por nëse i kushtoni rëndësi secilës prej tyre, do të shikoni se do të gjeni më shumë kohë për veten dhe fëmijën tuaj.
(Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Sa duhet të peshojë çanta e fëmijës?