Komente vlerësimi në lëndën e anglishtes
Model komenti i notës vjetore, lënda anglisht, përgatitur nga mësuesja ERJONA BALLA, për klasat e treta dhe të katërta. Krahas nivelit të arritjes, nota, si dhe fjalitë përshkruese sipas rezultateve të të nxënit.
Komente vlerësimi
Klasa e tretë
Lënda: Gjuhë e huaj (e parë) Anglisht
Vlerësimi i nxënësit nëklasat I-III për arritjen e kompetencave të fushave të të nxënit bëhet me përshkrim. Ai realizohet me 5 nivelet e arritjes së kompetencave si më poshtë:
NIVELET E ARRITJEVE | NOTA | Fjalitë përshkruese sipas rezultateve të të nxënit |
---|---|---|
NIVELI V (Arritje të shkëlqyera). kur nxënësi përmbush plotësisht dhe me cilësi kërkesat e të nxënit të programit lëndor. | 5 | - kupton një dialog të thjeshtë; - shkruan për gjërat që i pëlqejnë, si ushqime, fruta, muzikë etj. - përdor formulat e thjeshta të mirësjelljes. - komunikon në një mënyrë të thjeshtë me fjali dhe shprehje të përditshme. |
NIVELI IV (Arritje shumë të kënaqshme) kur nxënësi ka përmbushur pjesën më të madhe të kërkesave të të nxënit. | 4 | - kupton pyetje të thjeshta rreth njerëzve që njeh dhe rreth asaj që bën. - shkruan fjali dhe shprehje duke përdorur struktura gramatikore të thjeshta. - komunikon në një mënyrë të thjeshtë me fjali dhe shprehje të përditshme. |
NIVELI III (Arritje të kënaqshme), kur nxënësi ka përmbushur kërkesat bazë të të nxënit dhe, kur me mbështetjen e mësuesit, arrin të përparojë. | 3 | - përdor shprehje të thjeshta për të përshëndetur. - merr pjesë në lojë me role. - plotëson një pyetësor me të dhëna vetjake, si: emri, mbiemri, mosha etj - komunikon në një mënyrë shumë të thjeshtë me fjali dhe shprehje të përditshme. |
NIVELI II (Arritje që kanë nevojë për përmirësim), kur nxënësi ka arritur vetëm pak nga kërkesat bazë të të nxënit dhe kërkohet mbështetje dhe punë e vazhdueshme nga ana e tij dhe e mësuesit | 2 | - kupton përshëndetje të thjeshta të jetës së përditshme; - merr pjesë në lojërat e thjeshta skenike. - kupton mesazhe apo komente shumë të thjeshta mbi detyrat, punën. - kopjon fjali të shkurtra. |
NIVELI I (Arritje të pakënaqshme) kur nxënësi nuk përmbush kërkesat bazë të të nxënit. | 1 | - nuk i përmbush rezultatet e të nxënit, ka boshllëqe dhe mangësi. |
Komente vlerësimi
Klasa e katërt
Lënda: Gjuhë e huaj (e parë) Anglisht
Vlerësimi i nxënësit në klasën e IV bëhet me notat 4-10. Nga klasa e katërt deri në klasën e dymbëdhjetë, janë përcaktuar katër nivele arritjeje të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve që demonstron nxënësi:
NIVELET E ARRITJEVE | NOTA | Fjalitë përshkruese sipas rezultateve të të nxënit |
---|---|---|
NIVELI I (pamjaftueshëm) kur nxënësi nuk përmbush kërkesat bazë të të nxënit. | 4 | - nuk i përmbush rezultatet e të nxënit, ka boshllëqe dhe mangësi. |
NIVELI II (mjaftueshëm) kur nxënësi ka arritur disa nga kërkesat bazë të të nxënit dhe kërkohet mbështetje dhe punë e vazhdueshme nga ana e tij për të përparuar; | 5 | - përgjigjet me fjalë të shkëputura kur e pyesin për moshën, klasën etj. - identifikon personazhet në një tregim të shkurtër të shoqëruar me figura. - shkruan me gabime drejtshkrimore dhe gërmëzon. |
6 | - kupton pyetje të thjeshta rreth emrit, moshës, anëtarëve të familjes. - tenton të marrë pjesë në një dialog duke thënë fjalë të shkëputura. - kupton mesazhe shumë të shkurtra kur ato janë të shoqëruara me figura. - has vështirësi në dallimin e strukturave të ndryshme gramatikore. | |
NIVELI III (mirë) kur nxënësi ka përmbushur një pjesë të konsiderueshme të kërkesave bazë të të nxënit dhe, kur me mbështetjen e mësuesit, vazhdon të përparojë. | 7 | - pyet dhe përgjigjet me fjali shumë të thjeshta. - identifikon personazhet dhe idenë kryesore në një tregim të shkurtër të shoqëruar me figura. - shkruan fjali për të përshkruar veten duke ndjekur modelin e dhënë. |
8 | - kupton pyetje të thjeshta të cilat lidhen me jetën e përditshme . - merr pjesë në një dialog të strukturuar dhe përdor fjali të thjeshta. - shkruan një kartolinë duke ndjekur modelin e dhënë. - has pak vështirësi në dallimin e strukturave të ndryshme gramatikore | |
NIVELI IV (shumë mirë) kur nxënësi përmbush plotësisht dhe me cilësi kërkesat e të nxënit të programit lëndor. | 9 | - kupton dialogje të shkurtra të cilat shqiptohen qartë dhe ngadalë. - prezanton veten, familjen, shokët, etj duke përdorur fjali të thjeshta. - kupton mesazhe dhe nxjerr pa vështirësi informacionin e kërkuar. - shkruan pa gabime drejtshkrimore dhe gërmëzon. |
10 | - kupton dhe reagon kur e pyesin për gjërat që i pëlqejnë. - pyet dhe përgjigjet me fjali të thjeshta dhe përpiqet të jetë krijues nga modeli i dhënë. - shkruan një paragraf dhe përdor lidhëza si p.sh.’ dhe, pastaj’. |
(Mësuese Erjona Balla; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII