KOMENTE VLERËSIMI

Komente të ndryshme vlerësimi sipas lëndëve

Mësuesja Vileta Nipolli Kuqi, e shkollës Sule Harri, Elbasan ka përgatitur komente vlerësimi për lëndë të ndryshme, si: Matematikë, Dituri natyre, Gjuhë shqipe, Qytetari, të cilat i takojnë përiudhës së dytë.


Mësuesja Vileta Nipolli Kuqi, e shkollës Sule Harri, Elbasan ka përgatitur komente vlerësimi për lëndë të ndryshme, si: Matematikë, Dituri natyre, Gjuhë shqipe, Qytetari, të cilat i takojnë përiudhës së dytë.


PERIUDHA JANAR – MARS      2018 - 2019

 

Komente të vlerësimit të nxënësve sipas niveleve të arritjes.        Gjuhë shqipe            Klasa III

Nr Emri i nxënësit    Fjalitë përshkruese sipas rezultateve të të nxënit Shkalla e vlerësimit
1   - Dallon   shkëlqyeshëm  hyrjen, zhvillimin dhe fundin e një historie, përralle, tregimi etj.; - Përdor     shkëlqyeshëm  gjuhën standarde gjatë të folurit. - Zbaton    shkëlqyeshëm  rregullat e drejtshkrimit gjatë të shkruarit; - Identifikon   shkëlqyeshëm  elementet që kanë nevojë për përmirësime si p.sh., përdorimin e gjuhës (shton dy mbiemra për të përshkruar një personazh);
- Dallon    shkëlqyeshëm  emrat e përgjithshëm me të përveçëm,
- Lakon    shkëlqyeshëm  emrat sipas rasave; - Përcakton shkëlqyeshëm  gjininë dhe numrin e emrit;
 - Zgjedhon   shkëlqyeshëm  në kohën e tashme, në kohën e kryer të thjeshtë, në kohën e pakryer dhe në kohën e ardhme foljet e rregullta;
  5(ASH) Arritje të shkëlqyera
2   - U përgjigjet  shumë  mirë pyetjeve (Kush? Çfarë? Kur? Ku? Pse?) në lidhje me ngjarjet që ndodhin në tregim, përrallë, fabul, legjendë etj.;
- Zbaton shumë  mirë rregullat e drejtshkrimit gjatë të shkruarit; - Përcakton shumë  mirë gjininë dhe numrin e emrit;
- Lakon shumë  mirë emrat sipas rasave;- përcakton gjininë dhe numrin e mbiemrit; - Zgjedhon shumë mirë në kohën e tashme dhe në kohën e ardhme foljet e rregullta;
  4( ASHK) Arritje shumë të kënaqshme
3   - U përgjigjet   mirë pyetjeve të mësuesit rreth brendisë së tekstit; -Lexon mirë tekstin;
- U përgjigjet mirë pyetësorëve të thjeshtë me shkrim;  Dallon mirë emrat e përgjithshëm me të përveçëm,
- Përcakton mirë gjininë dhe numrin e mbiemrit;
- Dallon mirë përemrat vetorë
  3 (AK) Arritje të kënaqshme
4   Është  i përqëndruar deri diku  për tu  përgjigjur pyetjeve të mësuesit rreth brendisë së tekstit;
Nuk pyet e sqaron, kërkon mbështetjen e mësueses ose të shokëve  në dallimin e emrave, mbiemrave, përemrave dhe foljeve. Plotëson  me ndihmën e mësueses ose të mbështetësve të tjerë  pjesët  me disa fjali të shkurtra.
  2 (ANP) Arritje që kanë nevojë për përmirësim
5   Nuk është  i përqëndruar në të dëgjuarin e teksteve të ndryshme që diskutohen  në klasë. Nuk  dallon emrat e përveçëm nga të përgjithshmit,trajtat , rasat e emrit.
Nuk identifikon  tiparet dalluese të një mbiemri si një cilësi,formë, ngjyrë etj.
Nuk plotëson  pjesët që u mungojnë fjalëve ose fjalive;
  1 (AP) Arritje të pakënaqshme

 

 

 

Periudhae dytë Janar – Mars  2018 - 2019

 

Komente  të vlerësimit për ҫdo nxënës sipas nivelevetë arritjes.       Matematikë              Klasa III

Nr Emri i nxënësit    Fjalitë përshkruese sipas rezultateve të të nxënit Shkalla e vlerësimit
1   - shumëzon       shkëlqyeshëm  numrat nga 10 deri në 19 me 3 dhe 5;
- fillon të pjesëtojë shkëlqyeshëm  numrat dyshifrorë edhe përtej tabelës së shumëzimit, psh. 60 : 5 , 33 : 3;
-kupton shkëlqyeshëm  pjesëtimin si veprim i kundërt i shumëzimit; - kupton  shkëlqyeshëm  mbetjen gjatë pjesëtimit, (mbeten edhe disa për t’u ndarë);
-kupton shkëlqyeshëm  dhe zbaton vetinë e ndërrimit të shumëzimit; - njeh shumëfishat e 2, 5 dhe 10 për numrat dy dhe treshifrorë;
-llogarit shkëlqyeshëm  me mend dyfishin dhe gjysmën respektive për numrat deri në 20; - llogarit      shkëlqyeshëm  me mend dyfishin dhe gjysmën e shumëfishave të 5 deri në 100; - llogarit       shkëlqyeshëm  me mend dyfishin e numrave nga 50 deri në 500.
- shumëfishon    shkëlqyeshëm  një numër dyshifrorë me 10; - përdor shkëlqyeshëm konceptin e thyesës për të shprehur pjesë të së tërës, (psh. ¾ tre të katërtat);
  5(ASH) Arritje të shkëlqyera
2   - shumëzon shumë mirë numrat nga 10 deri në 19 me 3 dhe 5;
 - kupton shumë  mirë mbetjen gjatë pjesëtimit, (mbeten edhe disa për t’u ndarë);
 - kupton dhe zbaton     shumë  mirë vetinë e ndërrimit të shumëzimit; - njeh shumë mirë shumëfishat e 2, 5 dhe 10 për numrat dy dhe treshifrorë;
- llogarit shumë  mirë me mend dyfishin dhe gjysmën respektive për numrat deri në 20;
- llogarit shumë mirë me mend dyfishin dhe gjysmën e shumëfishave të 5 deri në 100;
- shumëfishon shumë  mirë një numër dyshifrorë me 10;
- përdor shumë  mirë konceptin e thyesës për të shprehur pjesë të së tërës, (psh. ¾ tre të katërtat);
  4( ASHK) Arritje shumë të kënaqshme
3   kupton mirë mbetjen gjatë pjesëtimit, (mbeten edhe disa për t’u ndarë); - kupton dhe zbaton   mirë vetinë e ndërrimit të shumëzimit;
 - njeh mirë shumëfishat e 2, 5 dhe 10 për numrat dy dhe treshifrorë;
- llogarit mirë me mend dyfishin dhe gjysmën respektive për numrat deri në 20;
- llogarit mirë me mend dyfishin dhe gjysmën e shumëfishave të 5 deri në 100;
- shumëfishon mirë një numër dyshifrorë me 10; - përdor mirë konceptin e thyesës për të shprehur pjesë të së tërës, (psh. ¾ tre të katërtat);
  3 (AK) Arritje të kënaqshme
4   - kupton dhe zbaton   deri diku  vetinë e ndërrimit të shumëzimit; - njeh deri diku  shumëfishat e 2, 5 dhe 10 për numrat dy dhe treshifrorë;
- llogarit me ndihmën e mësueses dyfishin dhe gjysmën për numrat deri në 20;
- përdor me ndihmën e mësueses   konceptin e thyesës për të shprehur pjesë të së tërës,
  2 (ANP) Arritje që kanë nevojë për përmirësim
5   - Nuk kupton dhe zbaton  vetinë e ndërrimit të shumëzimit; - Nuk njeh    shumëfishat e 2, 5 dhe 10 për numrat një e dy shifrorë;
- Nuk llogarit dyfishin dhe gjysmën për numrat deri në 20;
- Nuk përdor  konceptin e thyesës për të shprehur pjesë të së tërës,
  1 (AP) Arritje të pakënaqshme

 

 

 

 

 

Periudha e dytë Janar – Mars  2018 - 2019

Komente  të vlerësimit për ҫdo nxënës sipas nivelevetë arritjes.      Dituri natyre      Klasa III

Nr Emri i nxënësit    Fjalitë përshkruese sipas rezultateve të të nxënit Shkalla e vlerësimit
1   Dallon  shkëlqyeshëm pjesët e bimës rrënjë, kërcell, gjethe dhe lule; Shpjegon  shkëlqyeshëm nga vëzhgimet se bimët kanë nevojë për ujë dhe dritë që të rriten;  
Eksploron  shkëlqyeshëm rolin e lules në ciklin jetësor të një bime.
Tregon  shkëlqyeshëm se kafshët, përfshirë njeriun, kanë nevojë të marrin sasinë dhe llojin e duhur të ushqimit që të jetojnë;
Dallon  shkëlqyeshëm se kafshët përfshirë dhe njeriun kanë skelet dhe muskuj për mbështetje, mbrojtje dhe lëvizje; Ndan  shkëlqyeshëm ne grupe gjallesat në bazë të tipareve të thjeshta si: prania e skeletit dhe mënyra se si lëvizin etj;
  5 (ASH) Arritje të shkëlqyera
2   Dallon  shumë mirë pjesët e bimës rrënjë, kërcell, gjethe dhe lule; Shpjegon  shumë mirë nga vëzhgimet se bimët kanë nevojë për ujë dhe dritë që të rriten; Tregon shumë mirë se kafshët, përfshirë njeriun, kanë nevojë të marrin sasinë dhe llojin e duhur të ushqimit që të jetojnë;
Dallon shumë mirë se kafshët përfshirë dhe njeriun kanë skelet dhe muskuj për mbështetje, mbrojtje dhe lëvizje;
  4( ASHK) Arritje shumë të kënaqshme
3   Dallon  mire, por dhe me pasiguri  pjesët e bimës rrënjë, kërcell, gjethe dhe lule;
Tregon mire, por dhe me pasiguri  se kafshët, përfshirë njeriun, kanë nevojë të marrin sasinë dhe llojin e duhur të ushqimit që të jetojnë; Dallon mire, por dhe me pasiguri  se kafshët përfshirë dhe njeriun kanë skelet dhe muskuj për mbështetje, mbrojtje dhe lëvizje;
  3 (AK) Arritje të kënaqshme
4   Dallon  me ndihmën  e mësueses pjesët e bimës rrënjë, kërcell, gjethe dhe lule; se bimët kanë nevojë për ujë dhe dritë që të rriten;
Tregon me ndihmën  e mësueses  se kafshët, përfshirë njeriun, kanë nevojë të marrin sasinë dhe llojin e duhur të ushqimit që të jetojnë;  
  2 (ANP) Arritje që kanë nevojë për përmirësim
5   Dallon  me ndihmën  e mësueses pjesët e bimës rrënjë, kërcell, gjethe dhe lule;
nuk di elementët qe i duhen bimës pës për tu rritur;
Nuk tregon qartë se kafshët, përfshirë njeriun, kanë nevojë të marrin sasinë dhe llojin e duhur të ushqimit që të jetojnë;  
  1 (AP) Arritje të pakënaqshme


Periudha e dytë Janar – Mars  2018 - 2019

 

Komente të vlerësimit për ҫdo nxënës sipas niveleve të arritjes.            Qytetari       Klasa III

Nr Emri i nxënësit    Fjalitë përshkruese sipas rezultateve të të nxënit Shkalla e vlerësimit
1   · Dallon shkëlqyeshëm disa nga shërbimet për të cilat njerëzit kanë nevojë në lagjen ku banojnë (pastrimi, mbrojtja nga zjarri, parqet pushimi, kënde lojërash etj)
· dallon shkëlqyeshëm disa nga institucionet që mund të ofrojnë shërbime për komunitetin ku jeton (për shembull, tregon se çfarë ’shërbime mund ofrojnë policia, zjarrfikësit etj.); · përshkruan shkëlqyeshëm disa nga veprimet që janë të domosdoshme për të shfrytëzuar shërbimet e komunitetit ku jeton në rast nevoje;
· tregon shkëlqyeshëm se çfarë mund dhe duhet të bëjnë fëmijët dhe banorët e tjerë të komunitetit për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe të përfitimit prej tyre; dallon shkëlqyeshëm rrugët e qeta nga ato të ngarkuara si dhe disa prej rreziqeve që lidhen me to;
  5(ASH) Arritje të shkëlqyera
2   · Dallon shumë mirë  disa nga shërbimet për të cilat njerëzit kanë nevojë në lagjen ku banojnë (pastrimi, mbrojtja nga zjarri, parqet pushimi, kënde lojërash etj)
· përshkruan shumë mirë disa nga veprimet që janë të domosdoshme për të shfrytëzuar shërbimet e komunitetit ku jeton në rast nevoje;
· tregon shumë mirë  se çfarë mund dhe duhet të bëjnë fëmijët dhe banorët e tjerë të komunitetit për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe të përfitimit prej tyre;
  4( ASHK) Arritje shumë të kënaqshme
3   · Dallon mirë disa nga shërbimet për të cilat njerëzit kanë nevojë në lagjen ku banojnë (pastrimi, mbrojtja nga zjarri, parqet pushimi, kënde lojërash etj), por kërkon një kohë më të gjatë të menduari; · dallon mirë disa nga institucionet që mund të ofrojnë shërbime për komunitetin ku jeton (për shembull, tregon se çfarë ’shërbime mund ofrojnë policia, zjarrfikësit etj.); por kërkon një kohë më të gjatë të menduari;     3 (AK) Arritje të kënaqshme
4   Dallon  me ndihmën  e mësueses disa nga institucionet që mund të ofrojnë shërbime për komunitetin ku jeton (për shembull, tregon se çfarë shërbime mund ofrojnë policia, zjarrfikësit etj.);   2 (ANP) Arritje që kanë nevojë për përmirësim
5       1 (AP) Arritje të pakënaqshme

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Violeta Nipolli Kuqi; Portali Shkollor)

11,437 Lexime
5 vjet më parë