"Tri lëndë në gjashtë orë"

"Kohë e pamjaftueshme", gjuha shqipe VIII

Ditari mësimor për lëndën gjuha shqipe VIII është hartuar nga mësuesja Albana Rrushi. Materiali është përgatitur në përputhje me nismën e re të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Tri lëndë na gjashtë orë”.

Planifikim ditor 

Data __________

Fusha: Gjuha dhe komunikimi

Lënda: Gjuhë shqipe

Shkalla: 4

Klasa: VIII

Tema mësimore

Ora e parë: Kohë e pamjaftueshme

Ora e dytë: Kohë e pamjaftueshme

Situata e të nxënit:

A) Bisedë hyrëse rreth tekstit rrëfimtar joletrar. Kadareja dhe Nobeli

B) Interpretimi  i fragmentit nga libri me tregime i Elena Kadaresë

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore

Rezultatet për njësinë mësimore 1:

- Diskuton për jetën dhe krijimtarinë e Elena Kadaresë

- Rrëfen ngjarjen mbështetur në detaje. 

- Përshkruan gjendjen emocionale të E. K kur merr vesh sekretin e I. Kadaresë.

Rezultatet për njësinë mësimore 2:

- Zbulon gjuhën me të cilën rrëfehet.

- Analizon paragrafe nga vepër.

- Analizon figurën e Kadaresë nga këndvështrimi i bashkëshortes.

Fjalët kyçe: Rrëfim, elemente realiste, kujtime, gjendje, biografi, realitet i hidhur.

Burimet: Teksti i nxënësit, romani “Kohë e pamjaftueshme”, materiale nga interneti në lidhje me autoren.

Lidhja me fushat e tjera ose temat ndërkurrikulare: Letërsi, historia e kulturës shqiptare

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodat  (lexim i detajuar, stuhi mendimi, punë në grupe dhe e pavarur, diskutim)


Ora e parë e mësimit

Koha: 15 minuta

Lidhja me temën e mëparshme

Mësimi fillon me leximin e informacioneve të sjella për I. KADARE dhe E. KADARE

Ç’ dini për jetën dhe veprën e Elena Kadaresë

Çfarë keni lexuar ga E.K

Çdo mendim i nxënësve shkruhet në tabelë.

Helena Kadare – lindi në vitin 1943 në Elbasan

Është romanciere- veprat e saj flasin për ëndërrimet vajzërore. Është bashkëshortja e I. Kadaresë.


Veprat:       

1. Kohë e Pamjaftueshme ( 2011)

2. Një grua nga Tirana(1990)

3. Një lindje e vështirë(1970)


Ndërtimi i njohurive

U kërkoj nxënësve të plotësojnë veçoritë e Tekstit Rrëfimtar Letrar dhe Tekstit Rrëfimtar Joletrar?

Teksti joletrar

1. Bazohet në fakte, vende, persona

2. Rrëfehet në të tria vetat

3. Kujtime, biografi, intervista etj.

Lexohet fragmenti i dhënë në tekst. Shkrimi biografik ka dy gjendje 

Të atij për të cilin shkruhet dhe atij që i shkruan

- Shpjegoj përmbajtjen, të veçantat e shkrimit.


Pjesa e dytë e mësimit- 45 minuta

Veprimtari praktike me nxënësit: pyetje përgjigje

Ushtrimi 1: Kuptojmë tekstin. Kujt personazhi dhe cilës ngjarje të vërtetë i kushtohet ky rrëfim?( I.K dhe i tregohen momentet kur Kadare i tregon të shoqes dorëshkrimet e tij të para )

Cilat mendoni se janë detaje të vërteta?

Ç ‘dëshmi të kohës kur ka ndodhur ngjarja sjell autorja? Përballja me regjimin monist.

Kur kishte shkruar për herë të pare autorja?  11-12 vjeç

Si kuptohet që kanë të bëjnë me një roman?  Kompozicioni i jashtëm i veprës  i ndarë me kapituj.

Ushtrimi 4: Dallimi i dy familjeve (autorja – Kadare)

Prezantimi  dhe demonstrimi i rezultateve

U6. Interpretojnë tekstin

Si  shfaqet Kadare në sytë e autores? Si shfaqet Kadare në syrin e lexuesit?

U7. A ka vlere të veçantë rrëfimi nga një autore që është dhe bashkëshorte? E bën më të sinqertë, të bukur, të ndjeshme

U10. Gjuha e tekstit-

- Përcaktoni tiparet e gjuhës

- Ndaluni te shprehja: shtëpi donkishoteske- përpjekje të kota e qesharake

- Ç ‘nënkupton shprehja frazeologjike ( unë i shqeva sytë nga habia)

Gjej një sinonim për fjalën apartament- hyrje

Koha: 5 minuta

Lexohet një fragment tjetër nga “Kohë e pamjaftueshme”

Vlerësimi: Për pjesëmarrjen në mësim, leximin aktiv, diskutimet, evidentimin e problemeve

Detyrë shtëpie: Ushtrimi  11.fq.108  Plotësoni tabelën


Çfarë dinit për Kadarenë Çfarë mësuat për Kadarenë Çfarë doni të dini më tepër  për Kadarenë
     
     

1. Nxënësit interpretojnë tekstin

2. Nxënësit lexojnë një fragment nga romani

3. Nxënësit në mënyrë të pavarur


Punoi: Albana Rrushi     

Shkolla 9-vjeçare “Demir Godelli”   

Koordinatore e rrjetit profesional   

Lënda: gjuhë shqipe dhe letërsi, Peqin

(Portali Shkollor)

6,784 Lexime
6 vjet më parë