Orë modul

“Kodimi”, orë e veçantë mësimore nga nxënësit e klasës së VI të shkollës “Loni Mone Poro”

Klasa e VI e shkollës 9-vjeçare “Loni Mone Poro”, Novosel, Vlorë, ka zhvilluar një orë të veçantë në lëndën e matematikës. Mësuesja e tyre, Aida Demiri, organizoi një orë të hapur me qëllim që nxënësit e saj të mësonin duke u argëtuar.

Për ta bërë orën e matematikës sa më të pëlqyeshme për nxënësit, mësuesja, Aida Demiri e shkolles 9-vjeçare “Loni Mone Poro”, Novosel (Vlorë), organizoi një orë të hapur me temë “Kodimi”

Në kuadër të javës së Kodimit nxënësit e saj u ndanë në grupe pune për realizimin e kësaj teme. Ata kryen veprime aritmetike, ku secili rezultat i përgjigjej një fjale për shprehjet e famshme të matematicienit Carl Friedrich Gauss: "Aritmetika mbretëresha e Matematikës " dhe "Matematika mbretëresha e shkencave". Në fund të orës nxënësit ndjeheshin të kënaqur sepse ishin përfshirë të gjithë në veprimtari dhe secili kishte kodin e vetë, ku në formën e lojës ata nuk do të thërriten më me emra e mbiemra në orët e matematikës, por me numra (dy shifror). 

Vetë mësuese Aida u shpreh kështu: “Ndihem e kënaqur sepse edhe nxënësi më pasiv në orët teorike, tek kjo orë e veçantë ka shkëlqyer në lojërat matematikore. Vetë ai ndihej i kënaqur që mundi të nxirrte rezultatin final”. 

Kjo sipas mësuese Aidës ishte një orë përmbyllëse për linjën me numrat dy shifror për të gjitha veprimet aritmetike. Java e kodimit është shpallur nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve si java dedikuar lëndës së matematikës për të realizuar orë të veçanta.  


(Portali Shkollor) 

2,205 Lexime
5 vjet më parë