Ja se çfarë duhet të bëni ju si prindër për një javë të sukseshme dhe një rutinë të qetë
Pasi fundjava ka përfunduar ashtu si ju, edhe fëmijët tuaj e kanë të vështirë të krijojnë një rutinë të mbarë për javën. Në mënyrë që ju të mos bëheni vonë për në punë dhe fëmijët tuaj të shkojnë në kohë në shkollë, ja se cilat janë disa nga gjërat që ju duhet t'i përgatisni çdo darkë.
Mëngjesi i një dite shkolle apo edhe pune mbas një fundjave të qetë mund të jetë i vështirë. Por nëse nuk ndërtoni një rutinë efikase të mëngjesit për ju dhe fëmijët tuaj, do ta keni të vështirë për ta përmirësuar atë më vonë gjatë gjithë vitit.
Artikulli ynë ju vjen në ndihmë me disa këshilla, në mënyrë që të përmirësoni rutinën tuaj të çdo mëngjesi, në mënyrë që ju familjarisht të keni një mëngjes me më pak stres.
Çohuni më herët
Ditën e parë, mbas fundjavës çojini fëmijët tuaj 15 deri në 20 minuta më herët, ndryshe nga ditët e tjera. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje t'i rregulloni oraret e gjumit të fëmijëve tuaj.
Ndaj është e nevojshme që ju si prindër të çoheni më herët sesa fëmijët tuaj,veçanërisht nëse jeni në punë.
Përgatisni çdo gjë të nevojshme në darkë
Në mënyrë që mëgjesi të jetë i qetë, përgatisni çdo gjë të nevojshme një natë më parë. Duke filluar prej rrobave, mëngjesit, ndërsa fëmijët duhet t'i kenë përfunduar detyrat qysh në darkë; pra çdo gjë të jetë gati për ditën e nesërme për ju si familje. Mos harroni: Bëjini banjo përherë fëmijëve tuaj në darkë, në mënyrë që ju të keni në menaxhim kohën tuaj për të bërë gjera të tjera më të nevojshme në mëngjes.
Krijoni një hapësirë të caktuar në shtëpinë tuaj, për çdo gjë që ju nevojitet për ditën e nesërme, për shembull, paracaktoni vendin se ku do të vendosni në një vend çelsat, karikuesit e telefonave, çantat e shpinës, këpucët etj. Pra përgatisni vendin për çdo gjë të nevojshme që do ju duhet. Në këtë mënyrë ju nuk do të vraponi në mëngjes duke kërkuar nëpër shtëpi çdo gjë që ju nevojitet.
Përgatisni mëngjesin
Edhe pse konsumimi i mëngjesit është shumë i rëndësishëm, nuk është nevoja që ju të krijoni tension se çfarë do përgatisni çdo mëngjes. Mësohuni të planifikoni një natë më parë disa ide se çfarë mund të përgatisni. Disa nga ushqimet që ju dhe fëmijët mund të konsumoni në mëngjes mund të jenë: drithërat, qumshti, vezët e ziera, kosi me fruta,etj. Gjithashtu në mënyrë që ju si prindër të ndiheni më të lehtësuar, pyetini fëmijët tuaj një natë më parë se çfarë dëshirojnë të konsumojnë në mëngjes.
Krijoni një listë kontrolli
Mund të jetë e vështirë për ju si prindër për të kujtuar gjithçka. Ndaj është e nevojshme që ju të krijoni një listë kontrolli për rutinën tuaj në mëngjes. Këto mund të jenë gjërat më të nevojshme që ju duhet t'i bëni çdo ditë si p.sh:
- Lani flokët dhe dhëmbët
- Lani fytyren
- Vishuni
- Hani mëngjes
- Vishni këpucët
- Merrni drekën me vete
- Çantën e shpinës kontrollojeni dy herë
- Fikni dritat
Sigurisht, në varësi të nevojave dhe qëllimeve të çdo familje kjo listë mund të ndryshojë, por kryesorja ngelet kjo. Për shembull, ju mund të keni angazhime të tjera si përgatitja e ushqimit të qenit, ose planet mund t'ju ndryshojnë, p.sh fëmijët tuaj mund të duan të vishen më parë se sa të konsumojnë ushqimin ose mund të duan të kapërcejnë diçka të planifikuar më parë: larjen e dhëmbëve, krehjen e flokëve etj. Por kryesorja është se ju duhet të siguroheni se të gjitha gjërat janë kompletuar.
Motivoni fëmijët tuaj
Ndonjëherë fëmijët kanë nevojë për pak më shumë motivim për të përfunduar me sukses rutinën e tyre të mëngjesit, veçanërisht nëse nuk u pëlqen shkolla dhe janë të mërzitur në mëngjes. Si pasojë, fëmijët mund t'ju bëjën vonë për në punë, dhe ata mund të mos shkojnë në shkollë.
Përgatiti: Marina Kërçeli
Burimi:https://www.verywellfamily.com/start-your-school-morning-right-3542381
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
“Bullizmi në shkollë” nga Merita Kastrati