“PBKopter”

Inxhinierët projektojnë dronë që luftojnë mushkonjat

Pajisja do të quhet “PBKopter” dhe do të jetë në gjendje për të bërë trajtime dezinfektuese dhe kontrolle në fusha, në pyje në plazhe, duke respektuar mjedisin dhe pa shkaktuar asnjë dëm.

Tani edhe dronët mund të punësohen në luftën kundër mushkonjave. Kundër insekteve të bezdisshme sidomos në stinën e verës, sulmi do të realizohet nga qiejt falë prototipit të quajtur PBK i realizuar dhe projektuar nga inxhinierët e Universitetit të Torinos në Itali.


Pajisja do të quhet “PBKopter” dhe do të jetë në gjendje për të bërë trajtime dezinfektuese dhe kontrolle në fusha, në pyje në plazhe, duke respektuar mjedisin dhe pa shkaktuar asnjë dëm.


“Nuk është një lodër, për ta përdorur duhet një licencë piloti dhe do të zëvendësojë punën e helikopterëve”, – shpjegon njëri nga projektuesit italianë.


Duke parë materialet, prototipi 2017 kushton rreth 10 mijë euro, ndërsa ai më i madh shkon rreth 20-25 mijë euro.

1,582 Lexime
7 vjet më parë