Instruksione për lëndën e matematikës
Videot e përgatitura nga Neshat Hyka, doktor i shkencave të mësimdhënies dhe mësues shkence dhe matematike në Ontario, Kanada, ndihmojnë në përvetësimin e lëndës së matematikës.
Në këto video pasi rishikohen shkurtazi kthimi i përqindjeve në numra dhjetor, i numrave dhjetor në përqindje dhe kthimi i thyesave në përqindje. Jepen dy metoda për të zgjidhur tre tipet bazë të problemave që kërkojnë llogaritjen e përqindjeve.
Videot e përgatitura nga Neshat Hyka, doktor i shkencave të mësimdhënies dhe mësues shkence dhe matematike në Ontario, Kanada. Videot janë direkt të lidhura me programin e matematikës të klasës 8, 9 dhe 10. Shpjegimet instruksionet dhe shembujt që jepen ndihmojnë për një kuptim dhe përvetësim më të mirë të lëndës së matematikës në këtë nivel të shkollës. Ato ndihmojnë gjithashtu nxënësit të kryejnë me më lehtësi detyrat e shtëpisë në këtë lëndë.
Videot shërbejnë si një burim alternativ informacioni dhe njohurish edhe për mësuesit që sapo fillojnë mësimdhënien e kësaj lënde. Videot mund të shikohen edhe në klasë, por më shumë ato janë ideuar për t’u parë nga nxënësit që duan më shumë ndihmë në këtë lëndë. Gjithsesi, është në gjykimin profesional të mësuesit sesi dhe kur t’i përdorë ato.
(Neshat Hyka; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII