Harta e konceptit
Harta e konceptit është një metodë që ndihmon nxënësit, në pasurimin e të kuptuarit të një fjale apo koncepti. Harta e konceptit/përkufizimit janë struktura grafike që përqëndrojnë vëmendjen e nxënësve
Harta e konceptit është një metodë që ndihmon nxënësit, në pasurimin e të kuptuarit të një fjale apo koncepti. Harta e konceptit/përkufizimit janë struktura grafike që përqëndrojnë vëmendjen e nxënësve në përbërësit kryesorë të një përkufizimi si:
Klasa apo kategoria
Cilësitë apo karakteristikat
Ilustrimet apo shembujt
Harta e konceptit është një metodë shumë e mirë për të mësuar lëksikun dhe konceptet themelore në të githa lëndët.
1- Paraqitni një hartë koncepti në tabelë. Përzgjidhni një concept të njohur dhe kërkoni informacionin e duhur për hartën nga klasa. Për shembull, për ujin mund ta identifikojnë si trup I I lëngët, apo I domosdoshëm për jetën, është I tejdukshëm, pa ngjyrë, pa erë, ngrin në 0 gradë celcius.
2- Paraqitni një term ose një koncept të ri kryesor nga materiali që do të mësojnë nxënësit. I vini nxënsit të punojnë në dyshe për të krijuar një hartë të konceptit/përkufizimitpër konceptin e ri. I udhëzoni ata të përdorin informacione nga pjesa e leximit, një fjalor apo njohuritë e tyre fillestare për të plotësuar hartën. Përshembull, disa nxënës mund të njohin njohuritë fillestare dhe më tej të shënojnë karakteristika të tjera të ujit dhe përdorime të shumta të tij.
3- Kur nxënësit të kenë përfunduar së ndërtuari hartat e tyre të konceptit, u kërkoni të shkruajnë një përkufizim të plotë për konceptin.
Çfarë është harta e konceptit?
Si duket?
- I tejdukshëm;
- Pa ngjyrë;
- Pa erë;
- Temp e vlimit 100 gradë celcius;
- Temp e ngrirjes 0 gradë celcius;
- Ndryshon gjendjet sipas temperaturave;
- Merr formën e enës.
Ku gjendet?
Te trupi i njeriut
Te bimët
Te kafshët
Në natyrë
Përmes hartës së konceptit:
- Nxënësit zgjerojnë të kuptuarit e tyre për leksikun dhe konceptet kryesore përtej përkufizimeve të thjeshta.
- Nxënësit ndërtojnë një paraqitje pamore të përkufizimit të konceptit që ndihmon procesin e të mbajturit mend për një kohë të gjatë.
- Nxënësit nxiten të integrojnë njohuritë e tyre fillestare në një përkufizim.
(Kjo metodë mund të përdoret me nxënësit e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar dhe në të gjitha lëndët)
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024