"Hamleti" i Shakespeare, model i analizës së veprës
Më poshtë ju mund të shikoni një model të analizës së veprës “Hamleti” të shkrimtarit William Shakespeare dhe mënyrën e ndërtimit të orës së mësimit të detajuar.
Subjekti i veprës
.... Klaudi ka vrarë në gjumë vëllanë e tij, mbretin Hamlet të Danimarkës dhe është martuar me gruan e tij, duke ia rrëmbyer fronin princit Hamlet. Ky i fundit ndërpret studimet dhe kthehet në shtëpi plot pikëllim dhe dyshime për vdekjen e të atit. Atij i është shfaqur si vegim fantazma e babait të vdekur, që i tregon të vërtetën për helmimin e tij. Hamleti zbulon anë të atilla të jetës, që deri më atëherë nuk i kishte menduar kurrë: xhaxhai vrasës i babait, nëna e paqëndrueshme, e cila hidhet në krahët e tij dhe degjenerimi i gjithë oborrit danez. Edhe e dashura e tij Ofelia ndonëse ka një dashuri të sinqertë dhe të pastër për të është moralisht e pafuqishme për ta ndihmuar, pasi beson gjithçka i thotë babai i saj intrigant. Pas gjithë këtyre situatave, Hamleti arrin ta kuptojë vrasësin e vërtetë të të atit, por për ta vërtetuar të gjithë këtë dyshim vendos të shfaqë një dramë me subjekt të ngjashëm me rrëfimin e fantazmës. Pasi vërteton të gjthë të vërtetën e dhimbshme shtiret si i çmendur. Falë gjithë dinakërisë dhe intelektit, kurtheve dhe intrigave, tmerreve dhe tragjedive, tradhtive dhe pabesive, Hamleti arrin ta vrasë Klaudin dhe më pas vret edhe veten....
(Aleksandra Janaqi, Portali Shkollor)
“Ditari i karrierës”, udhërrëfyes për nxënësit e klasave të 9-ta në drejtim të zhvillimit personal dhe profesional
Vlerësimi i nxënësve në klasat 1-3, bazuar në udhëzimet përkatëse
Teste vlerësimi për klasën e parë