"Tri lëndë në gjashtë orë"

"Gjuha jonë", gjuhë shqipe II

Kjo orë model në lëndën e gjuhës shqipe klasa e dytë është përgatitur nga mësuesja e ciklit të ulët Lindita Kafazi. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Lënda: gjuhë shqipe 

Klasa e dytë

Fusha: Gjuha dhe komunikimi

Lënda: gjuhë shqipe

Shkalla:1

Klasa: 2

Tema mësimore: Gjuha jonë

1.     Ushtrime për foljen (ora I)

2.     Ushtrime për foljen (ora II)

Situata e të nxënit: Plotësim fjalish ndihmuar nga ilustrimet

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore

Nxënësi/ja:

1

• përdor foljet në situatat e dhëna;

• formon folje duke u bazuar në modele;

• nxit diskutimet në grup duke ofruar kontributin e tij/saj

• shkruan fjali duke përdorur foljen e duhur;

• nxit diskutimet në grup duke ofruar kontributin e tij/saj.

Fjalët kyç: folje, veprim, zëvendësim

Burimet: teksti i nxënësit, e-book, grafiku organizues i alfabetit të njëpasnjëshëm

Lidhja me fushat e tjera: Arte

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

Përvijim i të menduarit, Punë në grupe, Alfabeti i njëpasnjëshëm, Vëzhgo-plotëso, Punë në dyshe . Pyetje-përgjigje.


Veprimtaritë e nxënësve:

Veprimtaria e parë: Përvijim i të menduarit

I ftojmë nxënësit të kujtojnë se çfarë tregon folja.

Folja tregon  se çfarë bëjnë njerëzit, kafshët, dhe sendet.

Folja tregon veprim.


Veprimtaria e dytë: Punë në grupe. Alfabeti i njëpasnjëshëm

Nxënësit orientohen të ndahen në grupe dhe secilit grup i jepet nga një organizues grafik i alfabetit të  njëpasnjëshëm. Nxënësit shkruajnë folje sipas shkronjave, p.sh., arrij, anohem, bëj, bie, bluaj, copëtoj, caktoj, cicëron etj. 

Nxënësit prezantojnë punën e tyre dhe vlerësohen.


Veprimtaria e tretë: Plotëso duke parë ilustrimet

I  ftojmë  nxënësit të shohin ilustrimet dhe të vendosin foljen e duhur në fjali.

- Piloti drejton avionin. - Polici drejton trafikun.

- Mami drejton makinën. - Peshkatari kap peshkun.

- Portieri kap topin. - Macja kap miun.

- Kuzhinieri bën gjellën. - Djali bën detyrat.

- Fëmijët bëjnë garën.


Pasi plotësojnë fjalitë mësuesi/ja i orienton nxënësit të vëzhgojnë fjalitë dhe të tregojnë se çfarë u tërheq vëmendjen në këto fjali. Me ndihmën e mësuesit/es ato do të kuptojnë se si e njëjta folje përdoret në fjali të ndryshme.


Veprimtaria e katërt: Punë në dyshe. Mësuesi/ja i fton nxënësit të punojnë rubrikën e zëvendësimit të fjalëve sipas modelit të dhënë.

Bëj mësimet - mësoj

Bëj gjellën - gatuaj

Bëj garën – garoj

Bëj punë - punoj

Bëj balet - vallëzoj

Bëj projekt - projektoj

Ora e dytw 45 ‘


Veprimtaritë e nxënësve:

Veprimtaria e parë: Punë individuale

Ftojmë  nxënësit të punojnë individualisht ushtrimin 1, ku ata duhet të plotësojnë me folje fjalitë e dhëna.

Lexohen fjalitë nga disa nxënës.


Veprimtaria e dytë: Punë individuale

Nxënësit duhet të lidhin me shigjetë dhe të shkruajnë fjalitë. Ky ushtrim kërkon një kohë më të madhe për t’u plotësuar, pasi nxënësit duhet të lexojnë fjalët e dhëna, të formojnë fjalitë dhe më pas t’i shkruajnë.


Veprimtaria e tretë: Punë në dyshe

Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimin 3, në të cilin  ata duhet t’u përgjigjen pyetjeve duke plotësuar dy folje,

p.sh: Çfarë bën nëna? 

Nëna kujdeset dhe pastron.

Bebja luan dhe qesh. 

Piktori shikon dhe pikturon.

Zogu cicëron dhe fluturon.


Veprimtaria e katërt: Punë individuale

Nxënësit punojnë ushtrimin 4 duke plotësuar me dy emra secilën folje. P.sh:

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen në veprimtari, dëshirën për të punuar me të tjerët, aftësitë   për të përdorur foljet

Detyrë: Shkruaj pesë fjali dhe nënvizo foljet.

Punoi: Lindita Kafazi  

(Portali Shkollor)

7,941 Lexime
6 vjet më parë