Gjimnazi, numri i nxënësve dhe norma e mësuesit
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në udhëzimin numër 30, datë 12.09.2018 ka përcaktuar numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në arsimin e mesëm të lartë.
Arsimi mesëm i lartë, gjimnaz
Numri i nxënësve për klasë
1. Klasat në zonat urbane të formohen me jo më pak se 25 nxënës dhe në zonat rurale me jo më pak se 15 nxënës.
2. Ndarja e klasave paralele të bëhet sipas këtij rregulli:
a) Dy klasa paralele, kur numri i nxënësve është 36-70 nxënës.
b) Tri klasa paralele, kur numri i nxënësve është 71-105 nxënës.
c) Katër klasa paralele, kur numri i nxënësve është 106-140 nxënës.
d) Pesë klasa paralele, kur numri i nxënësve është 141-175 nxënës.
e) Ndarja e nxënësve në më shumë se pesë klasa paralele vazhdon sipas rregullit të përcaktuar në pikën 2.
Numri i drejtuesve
1. Kur numri i nxënësve është 251-500, emërohet një nëndrejtor shkolle.
2. Kur numri i nxënësve është 501-900, emërohen dy nëndrejtorë shkolle.
3. Kur numri i nxënësve është mbi 900, emërohen tre nëndrejtorë shkolle.
Norma mësimore javore e mësuesve dhe drejtuesve
1. Mësuesi i gjuhës shqipe dhe i letërsisë: 18 orë në javë.
2. Mësuesi i gjuhës së huaj, i matematikës, i fizikës, i biologjisë, i kimisë, i informatikës, i historisë, i gjeografisë, i teknologjisë, i shkencave shoqërore (filozofi, psikologji, qytetari, sociologji), i ekonomisë: 20 orë në javë.
3. Mësuesi i lëndëve të tjera: 22 orë në javë.
4. Drejtori i shkollës me 81- 300 nxënës: 8 orë në javë.
5. Drejtori i shkollës me 301- 600 nxënës: 6 orë në javë.
6. Drejtori i shkollës me 601 - 900 nxënës: 4 orë në javë.
7. Drejtori i shkollës me mbi 900 nxënës: nuk jep mësim.
8. Nëndrejtori i shkollës: 8 orë në javë.
Drejtori dhe nëndrejtorët e shkollës e plotësojnë normën e tyre mësimore javore vetëm me orë të profilit të diplomës që zotërojnë.
Nëndrejtori/nëndrejtorët e shkollës ngarkohen për amzën dhe inventarin e shkollës kur shkolla nuk ka sekretar.
Norma e vlerësimit të arritjeve
1. Drejtori i shkollës me 81-900 nxënës: 4 orë në javë (3 orë për vlerësim të cilësisë së procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor).
2. Drejtori i shkollës me mbi 900 nxënës: 3 orë në javë (2 orë për vlerësim të cilësisë se procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor).
3. Nëndrejtori i shkollës: 4 orë në javë (3 orë për vlerësim të cilësisë së procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor).
4. Nëndrejtori i shkollës me mbi 900 nxënës: 3 orë në javë (2 orë për vlerësim të cilësisë së procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor).
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11