Formular Vlerësimi, bazuar në objektivat e vendosura në PEI.
Drejtuesja e Rrjetit Profesional “Mësues ndihmës", Rajmonda Mollaymeri, ka përgatitur në ndihmë të mësuesve një formular vlerësimi. Ky formular plotësohet çdo muaj nga mësuesja ndihmëse duke u bazuar në objektivat e vendosura në PEI.
Formular Vlerësimi
Viti shkollor: 2019-2020
Ky formular plotësohet çdo muaj nga mësuesja ndihmëse duke u bazuar në objektivat e vendosura në PEI.
Periudha: Muaji xxxxxxxxxx
Shkolla: “Demokracia” , Korçë
Emri i nxënësit: XXXXXXXXX
Klasa: V
Mësuesja ndihmëse: Rajmonda Mollaymeri
Frekuentimi në shkollë:
Gjatë kësaj periudhe frekuentoi rregullisht në shkollë. Vjen me dëshirë në shkollë. Ndihet mirë në ambientet e shkollës dhe në klasë. Bashkëpunon me nxënësit e tjerë. Zbaton rregullat e klasës. Kujdeset për mjetet e tij personale.
Ecuria në lëndën e gjuhës:
Njeh shkronjat teke, bën lidhjen e tyre e madhe e vogël. I tregon shkronjat në fjalë, etiketa etj.Tregon me pak fjalë personazhet e një pjese. I pëlqejnë vjershat e shkurtra dhe fabulat, përpiqet t'i recitojë duke imituar. Shoqëron nxënësit e tjerë kur lexojnë me zë. Dëgjon me vëmendje mësuesen dhe shokët në mësim. Përpiqet të jetë aktiv në pyetjet që drejton mësuesja. Kopjon fjalë e fjali (të modeluara) ose nga teksti. Në diktim shkruan shumë me ngadalë shkronja, rrokje dhe disa fjalë të shkurtra. Me orientim bën lidhjen e fjalës me figurën përkatëse. Orientohet në mësim dhe në detyrat që i kërkohen. Plotëson (me ndihmë) detyrat e klasës dhe të shtëpisë. Njeh dhe dallon shenjat e pikësimit ( .? !). Ka përmirësuar drejtshkrimin e fjalëve.
Ecuria në lëndën e matematikës:
Njeh dhe shkruan numrat deri në dhjetë. Kryen ushtrime me veprimin e mbledhjes dhe të zbritjes me numrat deri në dhjetë. Numëron në rendin rritës deri në 30. Dallon numrat dy, tre shifrorë. Dallon figurat gjeometrike (rrethorin , trekëndorin, katrorin). Përdor mirë vizoren.Vizaton figurat gjeometrike me modelim pikash. Njeh dhe dallon orën dhe konceptin e saj me ndihmë dhe orientim.
Ecuria në lëndët e tjera:
Frekuenton në të gjitha lëndët në proçesin mësimor. Në lëndën e Edukimit fizik i pëlqen më shumë të luajë me top. I pëlqen loja dhe gara. Ndjek rregullat e lojës dhe udhëzimet që jep mësuesja. I shoqëron shokët në ushtrimet dhe lojërat gjimnastikore. I pëlqen te vizatojë, ngjyros brenda kontureve të duhura. Njeh ngjyrat bazë. I pëlqen shumë muzika. Shoqëron nxënësit në këngë të ndryshme. I pëlqejnë veglat muzikore, të luajë në to.
Sjellja dhe qëndrimi në aktivitete:
Eshtë nxënës i qetë dhe pa probleme të sjelljes. Merr pjesë në veprimtari të ndryshme mësimore si individualisht edhe në grupe të vogla. Ka rritur përqëndrimin dhe interesin në aktivitete. Merr pjesë në aktivitete me temë: mjedisore, lëvizore, argëtuese tj. Përfishihet dhe bashkëpunon me shokët. I pëlqen të jetë në qendër të vëmëndjes dhe të marrë vlerësime me stimuj të ndryshëm. Ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet që ka organizuar klasa si brenda në klasë, në shkollë dhe jashtë saj.
Bashkëpunimi prind/mësues/shërbimi psiko-social:
Gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi me prindërit ka qënë i mirë. Interesi i tyre ne ecurinë e fëmijës ka qënë i përditshëm. Edhe shërbimi psiko social ka qenë bashkëpunues dhe ka ndjekur ecurinë e tij. Çelësi i suksesit në ecurinë e tij është bashkëpunimi shumë i mirë i mësueses ndihmëse me mësuesen kujdestare. Klima në klasë është shumë pozitive.
Plotësoi formularin: Drejtuesja e Rrjetit Profesional “Mësues ndihmës”, Rajmonda Mollaymeri
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës