“Fillimet e jetës njerëzore”, histori IV
“Qytetërimet e lashta” dhe “Krijojmë papiruse dhe palafite” janë pjesë e kapitullit “Fillimet e jetës njerëzore” të librit histori IV. Planifikimi i orës së mësimit që përfshin të dy temat u hartua nga Neritan Durro, shkolla 9-vjeçare, “Martin Camaj”.
Model
Plan - ditor
Lënda: Histori
Klasa: IV
Mësues: Neritan Durro
Shkolla 9-vjeçare, “Martin Camaj”, Shkodër
Kapitulli II: Fillimet jetës njerëzore
Tema1: Përsëritje. Qytetërimet e lashta
Tema 2: Veprimtari praktike. Krijojmë papiruse dhe palafite
Objektivat
Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:
• Të rikujtojë njohuritë për njerëzit e lashtë.
• Të flasë për lindjen e qytetërimeve pranë brigjeve të lumenjve dhe të deteve.
• Të veçojë shpikjet e çdo qytetërimi dhe të flasë për kulturën dhe besimet e tyre.
• Të krijojë papiruse dhe palafite sipas imagjinatës.
• Të vlerësojë punimin më të bukur.
Koha: 90 minuta
Mjetet: Fletë format A4, foto të papiruseve dhe palafiteve, shkopinj, fije kashte, karton, ngjitëse, lapostila, skeda me pyetje.
Fjale kyç: Papiruse, palafite
Aftësitë: Të përforcuarit, të krijuarit, të vlerësuarit.
Metododat dhe teknika: Diskutim, konkurs, krijim-vlerësim.
Zhvillimi i mësimet
Hapi i parë: (Diskutim-10’)
- Njihen nxënësit me temën e mësimet (përsëritje); “Fillimet e jetës njerëzore”.
- Diskutojnë rreth temave që kanë mësuar në këtë kapitull.
Hapi i dytë: (Konkurs-30’)
- Zhvillohet me nxënësit një konkurs për organizimin sa më të mire të orës.
- Ndahen nga mësuesi nxënësit në 3 grupe.
- U shpërndahen skedat me pyetjet e përgatitura për çdo grup.
GRUPI A 1. A i mbrojti jetesa në grupe, njerëzit e lashtë? 2. A besonin njerëzit e lashte, të tërmetet, vullkanet e rrufetë? 3. A i ndërtuan banesat e para me tullë? 4. A ishte profesioni i pare, bujqësia? 5. A e shpikën grekët e lashte, shkrimin hieroglife? |
---|
GRUPI B 1. A i ndihmoi jetesa në grupe njerëzit e lashtë në gjueti? 2. A jetonin njerëzit e lashtë në familje të mëdha? 3. A zbuluan blegtorinë në fillim? 4. A linden qytetërimet e para pranë luginave lumore? 5. A e shpikën popujt e Mesopotamisë alfabetin fonetik? |
---|
GRUPI C 1. A ishin pagane njerëzit e lashtë? 2. A besonin te shamanët? 3. A ishte perandori në krye të shoqërisë egjiptiane? 4. A lindi demokracia në qytetërimin fenikas? 5. A e zbuluan njerëzit e lashtë zjarrin? |
---|
Kalohet më pas në pyetjet enigma, ku nxënësit me 5 pyetje, gjejnë përgjigjen e saktë.
Hapi i tretë: (Vlerësim-5’)
Përcaktohen dhe renditen grupet sipas vendeve fituese. Dhënia e një certifikate për grupin fitues.
Veprimtari praktike (45’)
Hapi i parë:
• Mësuesi bën ndarjen në grupe me nga 5 nxënës.
• Më pas mësuesi u tregon llojin e punimit që do të punojnë në grup dhe u shpërndan mjetet e nevojshme.
Hapi i dytë: Nxënësve u tregohen rregullat që do të ndjekin gjatë punimit të materialit.
Hapi i tretë: Mësuesi paraqet pamje të papiruseve dhe të palafiteve, para klasës.
Hapi i katërt: Nxënësit në grupe, vazhdojnë punën krijuese duke bashkëvepruar me njeri-tjetrin.
Hapi i pestë: Çdo grup paraqet punën e bërë përmes një përfaqësuesi që kanë zgjedhur.
Hapi i gjashtë:
Vlerësimi i nxënësve
• për diskutimet rreth njohurive që kanë mësuar.
• për bashkëpunimin në grup.
• për aktivizimin dhe krijimet e realizuara.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024