Fëmijë të lodhur në shtëpi, nxënës të lodhur në shkollë! Këshilla për të reflektuar...
Nëse ju si prindër vëreni që fëmijët tuaj kanë vështirësi të zgjohen në mëngjes ose dëshirojnë të flenë menjëherë pas shkollës, po edhe ju mësues që dëgjoni nga nxënësit tuaj të shprehen se janë të lodhur dhe nuk munden, mos i paragjykoni ata, por besojini. Këshillat më poshtë vlejnë për këtë rast.
Nëse ju si prindër vëreni që fëmijët tuaj kanë vështirësi të ngrihen në mëngjes ose dëshirojnë të flenë menjëherë pas shkollës, po edhe ju mësues që dëgjoni nga nxënësit tuaj të shprehen se janë të lodhur dhe nuk munden, mos i paragjykoni ata dhe mos konsideroni si gënjeshtarë. Ndoshta është koha që ne të mendojmë një hap më larg, pra të mendojmë që si ne, ashtu edhe fëmijët tanë jetojnë një jetë mjaft intensive sot, parë nga këndvështrimi i mbingarkesës së trurit. Truri i njeriut në këtë rast i fëmijës ballafaqohet me informacion dhe përshtypjet gjatë gjithë kohës, si në shtëpi, shkollë, në shoqëri, në aktivitete fizike; mbingarkohet nga kompjuteri, telefoni, televizori e mjete tjera të informimit.
Të mendosh, të marrësh vendime, të krijosh, dhe të jesh kreativ merr shumë energji edhe për një të rritur, e kur kësaj i shtohet edhe rritja, pjekuria dhe mësimi i gjërave të reja edhe atë në një botë plot brenga e mbresa, merreni me mend sa energji harxhohet.
Sipas Maria Helander, psikologe në Karolinska institut, e cila edhe doktoroi në vitin 2021 në seksionin për psikologji me temën që kishte në fokus “trajtimin e fëmijëve me sindromën e lodhjes”, thuhet se truri konsumon afërsisht 20 për qind të energjisë së trupit. Ajo më tutje thekson se fëmijët kanë shumë nevojë për pushim dhe se truri rimëkëmbet gjatë gjumit dhe pushimit. Hormoni i rritjes sekretohet dhe sistemi imunitar aktivizohet. Truri pastrohet dhe rimbushet në mënyrë që kujtimet dhe përshtypjet të mund të ruhen.
Nëse truri i fëmijës nuk merr rikuperimin që i nevojitet, lodhja dhe vështirësia për t'u fokusuar do të shfaqen shumë shpejt dhe ato mundë të shfaqen në formën e humbjes së durimit, zemërimit, kundërshtimit po edhe reagimeve tjera të dhunshme. Tek shumë fëmijë rritet edhe dëshira për ëmbëlsirat dhe karbohidratet e shpejta.
Në bazë të Helander ( 2021) rimëkëmbje nuk do të thotë që fëmija të luajë me lojëra në kompjuter ose në tefonin e tij apo të shoh televizor. Rimëkëmbja për trurin është pushimi ose vënia e trupit në lëvizje, si për shembull nëpërmjet ecjes, vrapimit dhe lojërave të ndryshme në natyrë. Helander ofron edhe disa këshilla të shpejta për prindër.
Këshilla për rikuperimin
- Detyra juaj si prind është të vendosni kufij, si në ditët e javës ashtu edhe në fundjavë.
- Fikni të gjithë ekranet në kohë në mbrëmje në gjithë shtëpinë.
- Të gjithë kemi nevojë për dritën e ditës për t'u ndjerë mirë, veçanërisht fëmijët. Loja dhe aktivitetet në natyrë gjatë ditës e bëjnë fëmijën të flejë më mirë gjatë natës.
- Uleni ndriçimin e ekraneve në mbrëmje. Drita blu nga televizori, kompjuteri dhe telefoni i kujton trurit dritën e ditës, gjë që e bën më të vështirë të biesh në gjumë gjatë natës.
- Përpiquni për orar të rregullt të gjumit edhe gjatë festave dhe fundjavave.
- Kur fëmija fillon t'i afrohet pubertetit, është e lehtë të ndërrohet dita dhe të flejë gjatë të shtunën dhe të dielën në mëngjes. Ndaj vendosni orar të rregullt të gjumit.
- Provoni meditimin ose jogën( krijo ekuilibër në mes të trupit, shpirtit dhe mendjes) fëmijët e vlerësojnë uljen e ritmit për t'u çlodhur.
Trupi dhe truri janë krijuar për aktivitet dhe mund të përballojnë shumë mirë stresin, por pa rikuperim, si të rriturit ashtu edhe fëmijët përfundojnë jashtë ekuilibrit.
Nga Shpend Rukiqi
Pedagog special
Uddevalla - Suedi
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Rruga zyrtare që ndiqet për t’u bërë mësues, që nga nisja e studimeve deri te punësimi