Shëndeti

Është normale që cikli im menstrual të jetë i çrregullt?

Duhet ta vrojtosh trupin tënd: nëse pas dy ose tre vjetësh pas periodës së parë, periodat vazhdojnë të jenë të çrregullta, atëherë duhet të konsultohesh me mjekun për arsyet e çrregullimit menstrual.

Pyetja e adoleshentit: Është normale që cikli im menstrual të jetë i çrregullt? Kur duhet të këshillohem me një mjek?

Përgjigjen specialistët:

Është normale që periodat e para të jenë shumë të çrregullta, sepse organizmit tënd mund t’i duhen disa muaj apo edhe vite, derisa të mësohet me ndryshimet hormonale.

Fillimisht mund të ndodhë që nga njëra periodë në tjetrën të kalojnë 35-65 ditë. Gjithashtu, ndodh shpesh që periodat e para të zgjasin dy apo tre ditë më shumë sesa periodat e stabilizuara (të qëndrueshme). Edhe femrave me perioda të rregullta mund t’u ndodhë t’u ndryshojë perioda ndonjë muaj. Duhet ta vrojtosh trupin tënd: nëse pas dy ose tre vjetësh pas periodës së parë, periodat vazhdojnë të jenë të çrregullta, atëherë duhet të konsultohesh me mjekun për arsyet e çrregullimit menstrual.

Duhet të dish...

Mund të ndodh që para situatave të tilla, si: një udhëtim, një provim apo një moment i veçantë stresi, ankthi apo ndryshimi të rëndësishëm të ritmit të jetës, periodat mund të ndryshojnë apo edhe të mungojnë krejtësisht ndonjë muaj. Në të tilla raste nuk përbëjnë shqetësim.

( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

2,375 Lexime
8 vjet më parë