"Tri lëndë në gjashtë orë"

Ditar, lënda kimi VIII

Ditari mësimor për lëndën kimi VIII është hartuar nga mësuesja Eglantina Lufta. Materiali është përgatitur në përputhje me nismën e re të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Tri lëndë na gjashtë orë”.

Fusha: Shkencat e natyrës.  

Lënda: Kimia

Shkalla: IV

Klasa: 8

Mësuese: Eglantina Lufta

Tema mësimore:  9-10

  Ora e parë: Formulat kimike të substancave.  (Emërtime të acideve dhe kripërave)

  Ora e dytë: Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse.

Situata e të nxënit: Përbërjet dhe formulat e tyre. 

Grupet e përbërjeve janë:

• okside

• baza

• acide

• kripëra

Rezultatet e të nxënit të kompetencave sipas temës mësimore:

• Përkufizon: okside, acide, baza, kripëra.

• Identifikon substancat e thjeshta e të përbëra, duke u nisur nga formula kimike.

• Emërton formulat e dhëna.

• Lidh njohuritë mbi elementet kimike me emërtimin e përbërjeve kimike.

• Interpreton formulat kimike nga ana sasiore.

• Identifikon cilit grup i përket formula, në një mori formulash.

Fjalët kyçe: 

Formulë kimike

• Acide

• Baza 

• Hidracide

• Oksiacide

• Kripëra

• Tregues

Burimet: libri i kimisë i klasës së 8-të, fletore pune

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:   

- Shkenca të komunikimit

- Matematikën

- Arte


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Përshkrimi i situatës: Acidet e kripërat përfaqësohen me anë të një formule kimike. Formula kimike tregon llojin dhe numrin e atomeve që ndodhen në molekulën e substancës. Formula e acideve fillon me atomin hidrogjen dhe vazhdon me një jometal ose mbetje acide(jometal dhe oksigjen) Formula e kripërave fillon me një metal dhe  vazhdon me një jometal ose mbetje acide(jometal dhe oksigjen).


Veprimet në situatë: Shkrim i shpejtë 

Shkruani sa më shumë simbole dhe emra elementesh që ju vijnë në mendje. (punë individuale)

Klasifikoji në metale dhe jometale. (punë individuale)


Leksion i avancuar: Shpjegoj që: 

• Hidracidet janë përbërje dyjare që formohen nga veprimi i jometaleve  hidrogjenin.

• Oksiacidet janë përbërje  të jometaleve me mbetjen acide.

• Kripërat janë përbërje të metaleve me jometalet ose mbetjeve acide.

• Shpjegohet emërtimi i tyre i trajtuar gjerësisht në fletoren e punës, faqe 34-35.

Organizuesi grafik i njohurive: Kërkohet nga nxënësit të plotësojnë në dyshe “Organizuesin grafik të njohurive”.

Punë  e pavarur: Shkruani formulat për përbërjet e mëposhtme: (Shpjegimet për emërtimet janë  në  fletoren e punës)


OKSIDE

1. Oksid hekuri (II)

2. Oksid azoti (III)

Nxënësi shkruan simbolet e elementeve:                                      FeO           NO


Di që oksigjeni e ka gjithmonë  valencën (II) dhe valenca në fund të formulës i përket elementit me të cilin është lidhur oksigjeni (metal/jometal)                                                  FeIIOII          NIIIOI


Për të  vendosur treguesit zbatohet rregulla kryqe,pra: valenca e njërit element është  = me treguesin (nr.atomeve) e elementit tjetër dhe anasjelltas,


ose të zbatohet rregulla për njësinë  e valencës që thotë : 

Në një përbërje dyjare njësia e valencës (Valencë x tregues=nr.atomeve) së  njërit element është  e barabartë me njësinë evalencës së elementit tjetër.                        2 x1 =2 x 1          3 x 2 = 2 x 3 


Kur valencat janë  të  barabarta ,treguesi i nr të  atomeve ë shtë  1,pra nuk shënohet.


Pra :                                                                                                 FeO             N2O3


Në  rastin e dioksid karboni ,etj.gjejmë  ShVP (shumfishi më  i vogë l i përbashkët) për valencat II dhe IV që  është  4,  CIVOII plotpjestojmë: C  ( IV : 4 =1),pra treguesi pë r atomin Karbon është  1(por nuk shënohet), O (4 : II =2),pra treguesi për Oksigjenin është  2 dhe formula do jetë : CO2


ACIDE

1. Acid klorhidrik

2. Acid sulfurik


Shkruan simbolet e Hidrogjenit dhe më  pas të  mbetjes acide ,shoqëruar me ngarkesën e jonit.


Meqënëse Hidrogjeni e ka gjithmonë  valencë n I,nr. I atomeve të  tij korrespondon me vlerën numerike të  ngarkesës së  jonit të  mbetjes acide ,që  është  njëkohësisht dhe valenca e tij.  

  


BAZA

1. Hidroksid magnezi

2. Hidroksid hekuri (III)


Shkruhen simbolet e metaleve në  fillim  dhe më  pas grupit hidroksid.


Shkruhen valencat e metaleve mbi formulë. Grupi Hidroksid e ka ngarkesë n (-1) , e rrjedhimisht valencë n I.


Mqs. grupi Hidroksid e ka valencë n I ,treguesi i tij do korrespondojë me valencë n e metalit.


KRIPËRA

1. Klorur argjendi

2. Nitrat kalciumi


Shkruhen simbolet e elementeve duke filluar nga ai i metalit.

Vendos valencat mbi simbole.                                                                         

Vendosen treguesit në bazë të  rregullës kryqe.


PJESA E DYTË E ORËS

Përshkrimi i situatës:

  • Oksidet janë përbërje dyjare të oksigjenit me një metal ose jometal.
  • Bazat kanë në përbërje të tyre kationin metal dhe anionin (OH)- -grup hidroksid.
  • Formula e acideve fillon me hidrogjen dhe vazhdon me një jometal ose mbetje acide(jometal dhe oksigjen).
  • Formula e kripërave fillon me një metal dhe  vazhdon me një jometal ose mbetje acide(jometal dhe oksigjen).

Veprimet në situatë:

Fleta e ekspertit:

Ndaj klasen në katër grupe dhe secili grup plotëson në tabak letre gjithçka di mbi:

1. Okside

2. Acide

3. Baza

4. Kripëra


Ekspertët kalojnë në çdo grup. Diskutohen e plotësohen njohuritë nga nxënësit e grupeve e shokët e klasës.

Njohuritë vijnë në ndihmë për zgjidhjen e ushtrimeve.


Emërtimet e oksideve në bazë të valencave të elementeve:

Në të njëjtën mënyrë nxënësit plotësojnë njohuritë dhe për grupet e tjera të përbërjeve inorganike.

• Shkruaj dhe emёrto formulat pёr 5: okside, acide, baza, kripёra.                    


OKSIDE ACIDE
   
   
   
   
   
BAZA KRIPЁRA
   
   
   
   
   


• Klasifikoni substancat e mёposhtme nё :okside,acide,baza,kripёra:                                                                                                                                                 

          NaCl, H2CO3, KOH, Na2O, SO2, H2SO3, Mg(OH)2, KNO3


• Emërto  përbërjet:

NO2       __________________                                           

HNO2    ________________

K4SnO4     _____________

Ca3(PO4)2    _________________   

CaO     _______________

KNO2     _________________                                                        

H2SO3          ____________

Fe(OH)3        _____________



                                       

• Shkruaj formulat molekulare të substancave:

Hidroksid hekuri______________                                   

Acid sulfhidrik________________

Nitrat natriumi    ______________                                  

Acid sulfurik ________________    

Hidroksid  kaliumi _____________                                  

Oksid hekuri(II)_________________

Sulfit kaliumi       _____________                                          

Hidroksid kalciumi_________________


Vlerësimi i nxënësve

Nxënësit vlerësohen për: Përgjigjet individuale gjatë etapës “Shkrim i shpejtë”. Plotësimin individual të skicave të molekulave. Klasifikimin në metale dhe jometale. Bashkëpunimin me shokët për të plotësuar “Organizuesin grafik” Saktësinë e përgjigjeve të dhëna gjatë plotësimit të fletës së ekspertit.  Interpretimin e ushtrimeve të zgjidhura.


Detyrat dhe puna e pavarur: 

1. Klasifikoni substancat e mёposhtme nё: okside, acide, baza, kripёra:  

  Na,HCl,H2CO3,KOH,Na2O, SO2,H2SO3, Mg(OH)2,KNO3 


2.Plotёso fjalitё: Oksidet janё pёrbёrje_________tё _____________me ______________________.

Acidet krijohen nga katione _______________ dhe anione ____________________.   Formula e kripërave fillon me ________________.

Bazat kanë në përbërje të tyre _________________ dhe ___________________. 


3. Klasifiko substancat  në okside ,acide, baza, kripëra dhe emërtoji:

             Fe(OH)2, HCl, CuCl2, Cl2O7, HNO3, Cu2O, Ba(OH)2, AlCl3, NO.


OKSIDE ACIDE BAZA KRIPËRA
       
       


4.Shkruaj formulat molekulare të përbërjeve:

                           hidroksid kaliumi       ___________________

                           sulfur natriumi           ____________________

                           acid nitrik                 ____________________

                           acid klorhidrik          ____________________

                           oksid natriumi           ____________________

                           anhidrid sulfuror       ____________________

                           nitrat natriumi           ____________________

(Portali Shkollor)

18,258 Lexime
6 vjet më parë