“Fillimi i mbarë, gjysma e punës”

Dita e parë e shkollës, një event që nuk duhet humbur!

Fillimi i vitit shkollor krijon ankth jo vetem te nxënësit e rinj por edhe te mësuesit, madje edhe tek ata me përvojë shumëvjeçare, sepse çdo vit shkollor sjell të reja, sfida e përgjegjësi.

Dita e parë e shkollës, një event që nuk duhet humbur!

Si prezantohet mësuesi?

Si prezantohet nxënësi?

Si krijohen marrëdhëniet e duhura me nxënësit?

Si hidhen themelet e punës lëndore dhe edukative?


Jemi në pragfillimi të vitit shkollor dhe të gjithë meësuesit janë të angazhuar për ta filluar mbarë atë. Përgatitjet burokratike të zakonshme tashmë kanë filluar. 


Po si ta fillojme mbarë me nxënësit?

Fillimi i vitit shkollor krijon ankth jo vetem te nxënësit e rinj por edhe te mësuesit, madje edhe tek ata me përvojë shumëvjeçare, sepse çdo vit shkollor sjell të reja por edhe sfida e përgjegjësi.


E rëndësishme është të kujtohet se në të mirë dhe në të keq mësuesi duhet të mbetet  modeli që udhëheq dhe që nxënësi  krijon besimin, personi që do të mbetet gjithë jetën në memorien e tij, e nxënësit pavarësisht moshës së tyre kanë nevojë për një të tillë. 


1. Prezantimi  për herën e parë me nxënës të rinj. 


Çdo mësues në një situatë të tillë është e natyrshme që kërkon të lërë përshtypje sa më të mira, në mënyrë që të hedhë bazat e një bashkëpunimi të frytshëm në të ardhmen. Prezantimi i dyanshëm duhet të vijë natyrsheëm dhe lirshëm. Mësuesi në mënyrë jo tepër akademike shfaq interesat e tij për lëndën, në mënyrë që të transmetojë pasionin dhe përfshirjen  e tij për lëndën.  Në këtë mënyrë arrin të “godasë” duke ngjallur interes dhe imagjinatën e nxënësit për atë që ka para tij, kështu nxënësi hyn në rrugën e thithjes së materialit didaktik duke maturuar një gjykim  të parë përkundrejt mësuesit.


2. Njohja. 


Klasa është një mjedis shoqëror, kështu që është e dobishme të fillosh dinamikën sociale në mënyrë produktive.

Gjetja e mënyrës së duhur për të thyer akullin është krijimi i një mjedisi të relaksuar dhe bashkëpunues, ku nxënësit ndjehen të qetë dhe më të gatshëm për të mësuar gjëra të reja.


Marrja e apelit dhe shkëmbimi i disa fjalëve me secilin prej studentëve sigurisht që është një mënyrë e mirë për të prishur barrierat që krijohen në çdo marrëdhënie të re.

Është shumë e rëndësishme që të përpiqeni dhe të mësoni të gjithë emrat sa më shpejt të jetë e mundur. Thirrja e një nxenesi me emër shërben për ta vënë atë në lehtësi, duke treguar se dëshiron të krijojë një marrëdhënie bashkëpunimi të qetë sa më shpejt që të jetë e mundur.


3. Objektivat e orës së parë.


Mësuesi pasi është prezantuar dhe “akulli është shkrirë” nga të dy palët shkon drejt realizimit të objektivave për këtë orë të parë. Cilat janë objektivat dhe pritshmëritë  tona shkollore? 


a. Ky është momenti ku mësuesi duhet të qartësojë nxënësit për udhëtimin relativisht të gjatë lëndor e shkollor në përgjithësi, duke i lënë hapësirë dhe pyetjeve të tyre.

b. Të shpalosë  para tyre se kush do të  jetë përmbajtja dhe mënyra e realizimit të këtij rrugëtimi shkollor, në mënyrë që të përmbushë edhe objektivat vetjake të tyre.


4. Mblidhen të dhëna bazë mbi nivelin e përgatitjes.


Dita e parë e klasës është një mundësi e madhe për të nxitur interesin e nxënësve për temën e tyre. Elementi  motivues në klasë është ai grup faktorësh që e shtyjnë individin drejt një qëllimi. Një reflektim mbi dinamikën dhe motivimin e nxënësve mund të ndihmojë shumë për të krijuar aktivitete që përfshijnë në mënyrë aktive nxënësit gjatë gjithë vitit shkollor.


Një mënyrë e mirë për të testuar shkallën e tyre të përfshirjes dhe përgatitjes ndaj kësaj lënde është që t'i paraqesin ato në një test të thjeshtë, me pyetje të përgjithshme mbi këtë temë, jo me qëllim të dhënies së notes, por me qëllim që të përcaktohet se nga cili pikë do të fillojë të futet program.


5. Vendosja e rregullave


Gabimet e bëra në shtator paguhen në qershor, me pasoja negative për nxenesit dhe mësuesit. Për këtë arsye, një ide e shkëlqyer është të përfshijë studentët duke hartuar  një listë të rregullave të thjeshta dhe të shkurtra që duhen ndjekur, për një rezultat optimal të mësimeve.


Sapo këto rregulla të jenë deklaruar dhe bërë të njohur për të gjithë klasën, do të jetë më e lehtë të vendoset një marrëdhënie e transparencës, në të cilën secili nxenes e di se çfarë të presë dhe si të sillet.Natyrisht, qëllimi i rregullave nuk duhet të jetë krijimi i një lloj "diktature" brenda klasës, por më tepër të garantojë një mjedis te rregullt dhe ideal për një mësimdhënie të frytshme dhe stimuluese.


(Brunilda Xhemo, Portali Shkollor)

12,338 Lexime
6 vjet më parë