KËNDI I PSIKOLOGES

Dhuna që ushtrohet me videot intime nga adoleshentët

Përdhunimi i 13-vjeçarejes në Kavajë ka sjellë një reagime të ashpra edhe nga shoqëria. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dënuar aktin, duke kërkuar përgjegjësi më të madhe nga shkolla, prindërit apo autoritetet.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, në shkollën “Rilindja”, ku shtatë adoleshentë janë akuzuar për abuzimin seksual të një 13-vjeçare. Ata kanë dalë paraditen e 4 shkurtit para Gjykatës së Durrësit dhe ndaj tyre është dhënë masa “arrest me burg”. Adoleshentët kanë pranuar abuzimin me të miturën, duke pohuar se kjo gjë ka ndodhur disa herë. Përdhunimi i 13-vjeçarejes në Kavajë ka sjellë një reagime të ashpra edhe nga shoqëria. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dënuar aktin, duke kërkuar përgjegjësi më të madhe nga shkolla, prindërit apo autoritetet.


Psikologia Anxhela Peza shpjegon rolin e psikologëve për të mësuar nxënësit si të kërkojnë ndihmë në raste të tilla. Peza thotë se, besimi te prindërit, te mësuesi kujdestar dhe mbi të gjitha te psikologu, mund të zgjidhë situate, pa lënduar nxënësin. 


Cili është roli i psikologut në shkollë?

E thënë në një mënyrë të përmbledhur, fokusi kryesor i punës së shërbimit psikologjik në shkollë, mbart promovimin dhe zhvillimin mendor e fizik të nxënësve, si dhe në ndihmesën dhe mbështetjen që jep për rritjen e cilësisë së procesit të mësim-nxënies dhe mësimdhënies. Evidenton rastet shqetësuese duke i referuar stafit, prindërve apo organeve të tjera përkatëse. Në varësi të numrit të specialistëve psikologë në shkollë ndahen puna dhe detyra. Një psikolog orienton, diskuton dhe zhvillon tema sensibilizuese për çështje të ndryshme të moshës që i përkasin nxënësit dhe problemet karakteristike që kanë vetë ato. Ka rolin të kryejë këshillime individuale dhe në grup gjithashtu. 


Në këtë rast mendoni se e ka ushtruar psikologu rolin e tij?

Nuk mund të shprehem për psikologen e shkollës se si mund të ketë ndodhur rasti. Pasi investigimi kërkon kohë dhe fakte gjithashtu. Mund të jetë rasti që psikologu ka në ngarkim 2-3 shkolla dhe nuk arrin për tu njohur më të gjithë nxënësit. Ose sa mund të ketë nisur punën. Megjithatë po marr rastin që psikologu është i vetëm dhe ka kohë aty, ndërhyrja e parë mund të kishte konstatuar për rastet e djemve me probleme sjellore, simptomat e vajzës së abuzuar në komunikimin me mësuesit. Marrja e informacionit nga rrethana të tjera. Në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze fenomen shqetësues është bullizmi me anën e regjistrimeve dhe videove. Por edhe këto zbulohen dhe merren vesh në një hark të shkurtër kohor. 


Si duhet të kërkojnë ndihmë nxënësit kur përballen me situatata të tilla? 

Besimi tek prindërit është thelbësor, komunikimi i cili zhvillon gjithë qënien e tij. Besimi tek mësuesi kujdestar dhe mbi të gjitha besimi tek psikologu. Rrëfimi tek një më i rritur ku nxënësi ka besimin se do mund t’i zgjidhet situata, pa u lënduar ai. Sepse kjo e fundit është shumë e rëndësishme për atë dhe cilësinë e jetës së tij. 


Po këto sjellje të djemve si i shpjegoni?  Vinë nga edukata familjare, shoqëria apo mjedisi ku jeton?

Sjellje të kësaj natyre kanë një fillesë të largët. Duke filluar nga përgjegjësia prindërore e cila tregon se si këta fëmijë kanë të zhvilluar psikikën e tyre, atashimin, empatinë, roli i tyre në shoqëri. Më pas të gjitha këto evidentohen nga mësuesi i cili e ndjek dhe e sheh në një tjerër formë, ndryshe nga prindërit. Një prind i interesuar e bën dhe mësuesin t’i kushtojë vëmendje më shumë fëmijës së tij. Sot fëmijët janë produkt i shoqërisë domosdo që bën sens kur e thua, por në kaq pak popullsi që ne jemi dhe kaq akte dhune të shumtë, nuk është aspak e justifikueshme. Ky rast është një neglizhencë totale kontrolli prindëror, stafit pedagogjik, psikologut/punonjësit social në fund.


Po heshtjen dhe frikën e vajzës? 

Një vajzë e 14-vjeçare e cila kryen marrëdhënie intime me të dashurin e saj në një moshë të mitur e di mirë që kjo gjë nuk është e aprovueshme nga familja e saj dhe nga shoqëria. Ne marrëdhënien intime e kemi të fshehtë dhe ndaj ajo zhvillohet privatisht. Kur ajo ka qenë e filmuar dhe është kërcënuar nga të tjerët për favore të tjera seksuale, nuk ka ditur të menaxhojë situatën dhe panikun që e ka kapluar. Një i mitur e ka pothuajse të pamundur që të përballet me dhunën psikologjike që ushtrohet dhe bullizmin e vazhdueshëm. Këto raste shkojnë deri në vetvrasje.


Kanë ndodhur disa raste të (për)dhunimit të vajzave, sidomos kohët e fundit që po bëhen më shumë publike. Lidhet kjo me mentalitetin e shoqërisë ku jetojmë?Apo ndonjë arsye tjetër ? 

Tani ka mjete që tregojnë më shpejt se si ka ndodhur ngjarja dhe sa ngjarje ndodhin. Të rinjtë shqiptarë janë viktimë e një shoqërie të dhunshme që po zhvillohet dita ditës dhe nuk po dinë se si t’i parandalojnë këto fenomene, pasi nuk ka as qendra rehabilitimi, struktura sociale, politikat psiko-sociale në dispozicion janë tepër munguese. Duhet të edukojmë adoleshentin që të mbrojë identitetin e vet seksual nga rreziqet. Pasi ky lloj mentaliteti që askush në familje nuk flet për raportin seksual, si të njohësh veten dhe trupin si mund ta përdorim atë. Do na shpien dhe në rreziqe të kësaj natyre. Ndikojnë videot e shfaqura në internet dhe rrjetet sociale si një model kur edhe adoleshentët mund të sillen në këtë formë


Do thoja që janë të parat ku duhet të referohemi. Ne e dimë mirësesa kohë të gajtë kalon një adoleshent me rrjetet sociale, ku shumica prej tyre publikojnë materiale të pakëndshme dhe keqinformuese, të cilat keqmodelohen dhe keqkuptohen nga vetë ata.


(Anxhela Peza, psikologe, për Portalin Shkollor)



6,238 Lexime
5 vjet më parë