Dallimi mes dialogut dhe diskutimit
Si duket ne në shumë raste nuk e kuptojmë vijën ndarëse mes këtyre dy proceseve, dhe shpeshherë kur kemi nevojë të dialogojmë me njëri-tjetrin, realisht ne diskutojmë duke mbrojtur qëndrimet tona në pafundësi, edhe kur ato nuk qëndrojnë.
Kuptimi i vijave ndarëse në mes këtyre dy proceseve (dialog/diskutim) e rrit fleksibilitetin dhe lehtëson komunikimin.
Të kuptuarit e këtyre dy proceseve na ndihmon posaçërisht të dallojmë personalen nga profesionalja - diçka që ne si shoqëri e kemi shumë problem. Besoj që është e rëndësishme që jo vetëm njerëzit e politikës, por edhe të moshuarit dhe rinia ta kuptojnë këtë dallim.
Sipas mendimit tim është shumë me rëndësi që mësimdhënësit të kuptojnë thellësisht këtë dallim dhe pastaj ta përcjellin edhe te nxënësit e tyre. E gjithë kjo për të bërë komunikimin sa më të lehtë dhe frytdhënës.
Ja si e sqaron literatura dallimin mes dialogut dhe diskutimit.
Dialogu
1. Palët preferojnë një pozicion dhe argumentojnë për të, por nuk vendosin kufijtë të caktuar.
2. Kanë dëshirë për të kuptuar pozicionin e tjetrit dhe një gatishmëri për të ndryshuar.
3. Tek palët në bisedime duhet të mbretërojë fryma e vullnetit të mirë pa konkurrencë në mes veti, dhe palët duhet të jenë të rezervuara nga konfrontimet dhe konfliktet.
4. Qëndrimi jo-manipulues , shqyrtim kritik dhe fleksibilitet.
Diskutimi
1. I vendosur për një pozicion, argumenton për të, dhe nuk ka gatishmëri për të ndryshuar pozicionin e vendosur.
2. Pak vullnet për të kuptuar të tjerët dhe pak dëshirë për t'i i ndryshuar gjërat.
3. Qëndrim konkurrues, vendosmëri dhe mos shmangie nga rreziku eventual i konflikteve që nuk zgjidhen/menaxhohen.
4. Manipulimi i qëndrimit dhe shqyrtimi kritik.
Nga Shpend Rukiqi- Mësimdhënës i matematikës dhe shkencave të natyrës
(Portali Shkollor)
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
“Bullizmi në shkollë” nga Merita Kastrati