DITARET E TË NXËNIT

Ç'janë ditaret e të nxënit?

Është e domosdoshme që nxënësit të mbajnë shënime kur lexojnë. Këto shënime mund të jenë nënvizime, citime, fragmente apo elemente dhe aspekte të tjera që duam t'i veçojmë për t'i mbajtur mend.

Është e domosdoshme që nxënësit të mbajnë shënime kur lexojnë. Këto shënime mund të jenë nënvizime, citime, fragmente apo elemente dhe aspekte të tjera që duam t'i veçojmë për t'i mbajtur mend. Ato mund të jenë edhe pyetje që na lindin apo ndjenja, komente në lidhje me pjesën. Kjo mënyrë e mbajtjes së shënimeve mund të bëhet sipas një teknike të thjeshtë që quhet ditari dypjesësh. 


Për të bërë një ditar dypjesësh, hiqet një vijë vertikale ne mes të fletores. Në majë të saj, nxënësit duhet të hedhin një pjesë, një paragraph, një fragment, apo përfytyrim nga teksti që u ka bërë më shumë përshtypje. Në anën e djathë, nxënësi duhet të shkruajë një koment për pjesën që ka zgjedhur. “Çfarë kishte ky citim që ju bëri të mbani shënime? Çfarë ju bëri të mendonit për këtë fragment? Çfarë pyetjesh ishit për të, Çfarë pyetjesh të tjera ju lindën prej tij?” 


Pasi ka dhënë nxënësi komentin e tij, mësuesi jep disa mendime, të cilat duhet të jenë vetjake dhe jo autoritare, në mënyrë që të jenë ndihmëse në menyrë që të kenë mundësi të flasin dhe jo t’i dekurarojë.


Në orën e letërsisë, ditari dypjesësh mund të përdoret gjatë orëve të diskutimit dhe analizës së përmbajtjes, komentit, ku në anën e majtë shkruhen citimet nga vepra dhe në anën e djathtë komenti përkatës. Në orën e historisë, mund të përdoret nga nxënësit për të treguar qëndrimin e vlerësimin e tyre për ngjarje të caktuara historike. 


Zakonisht është e dobishme që mësuesi të bëjë disa pyetje në lidhje me komentet e nxënësve: 

Pyetje për të kuptuarit;

Pyetje për tekstin


Përparësitë e përdorimit të ditarit dypjesësh:

Nxënësit japin mendime dhe mbajnë qëndrime vlerësuese ndaj tyre;

Ka nje shumëllojshmëri mendimesh e idesh;

Formulimi i pyetjeve u  kërkon nxënësve që ta mendojnë tekstin si një të tërë;

Duke u bërë vazhdimisht të njejtat pyetje, nxënësit aftësohen për to;

Leximi nuk është pasiv, bëhet lidhja e të lexuarit me të shkruarin;

Nxënësit mbajnë qëndrim kritik ndaj tekstit.



(P.Shtini; Portali Shkollor)  

5,680 Lexime
6 vjet më parë