Çfarë do të ndodhte nëse mësuesit do të paguheshin më shumë?
Për të paguar paga të larta për mësuesit, shkolla duhej të bënte disa kompromise siç janë klasat më të mëdha dhe më pak staf administrativ. Gjithashtu, drejtori paguhet më pak se mësuesit për t'i inkurajuar ata.
Një mësues i shkëlqyeshëm mund të ndryshojë jetën e një fëmije. Ky është një fakt që shumë njerëz e dinë nga përvoja, kështu që shpesh lind pyetja: pse mësuesit e kualifikuar nuk paguhen më shumë?
Për pesë vjet, një shkollë fillore në Mahattan kreu një eksperiment radikal, duke paguar mësuesit shumë më tepër. Projekti i Kapitalit pagoi mësuesit 125,000 dollarë në vit, me shpërblime shtesë të bazuara në rezultate. Mësuesi pritej të punonte më shumë orë dhe të merrte klasa pak më të mëdha. Kjo kërkonte katër javë zhvillim profesional dhe vlerësim të rregullt të punës së tij. Mësuesi që kishte më shumë rezuultat paguhej më shumë.
Sipas Wall Street Journal, studimet e para treguan se ky eksperiment afatgjatë po jepte rezultate. "Pas katër vjetësh, hulumtimi tregon se nxënësit që ishin pjesë e eksperimentit kanë fituar njohuri në lëndët natyrore, një vit në avancë". Kishte sfida. Mësuesit u përzgjodhën më shumë kujdes. Atat që ishin më të kualifikuar.
Për të paguar paga të larta për mësuesit, shkolla duhej të bënte disa kompromise siç janë klasat më të mëdha dhe më pak staf administrativ. Gjithashtu, drejtori paguhet më pak se mësuesit për t'i inkurajuar ata. Duket se kjo është një politikë mjaft e mirë për të inkurajuar mësuesit në mësimdhënie.
(P. Shtini; Portali Shkollor)
Rregullorja e shkollës
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11