Bota e fëmijëve është e mbushur plot me ngjyra
Ata që e po e përjetojnë më shumë këtë situatë janë fëmijët me nevoja të veçanta. Ja si mund t’i vini në ndihmë...
Kohët e fundit po përballemi me një situatë ndryshe, ajo e shkaktuar nga virusi COVID-19. Secili nga ne e përjeton në mënyra të ndryshme, por ata që e përjetojnë akoma më shumë janë fëmijët me nevoja të veçanta.
Ata e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë ndodh me ndryshimin e rutinës së tyre, e kanë të vështirë të rrinë të izoluar vetëm në ambiente të mbyllura pa patur mundësi për të ndërvepruar me botën jashtë.
Më shumë se kurrë ata dhe prindërit e tyre e kanë të nevojshme mbështetjen dhe t’ju jemi pranë për t’i bërë për ta këto ditë më të lehta.
Një rol kryesor në mbështetje të fëmijëve me nevoja të veçanta në programin “Mësojmë nga shtëpia” ka mësuesi ndihmës.
- I rëndësishëm është komunikimi dhe bashkëpunimi me prindërit për t’i orientuar dhe ndihmuar fëmijët në detyrat dhe mbi programin “Mësojmë nga shtëpia” (realizimin e PEI)
- Është e rëndësishme të kuptojmë gjendjen emocionale të fëmijës përpara një aktiviteti të ri apo mësimin e një informacioni të ri.
- Të shmangim informacionin dhe detyrat e tepërta! Mësimi nëpërmjet lojës! Temave sa më të thjeshta në përshtatje me aftësitë dhe mundësitë e fëmijës!
- Të nxitim fëmijët për të qenë aktivë. Nëpërmjet ushtrimeve të thjeshta gjimnastikore apo kërcimeve me muzikën e preferuar.
- Të përsërisim njohuritë e marra më parë (në shkollë).
- Të japim dhe të marrim sa më shumë dashuri! Fëmijët kanë më shumë nevojë të jemi bashkë në situatën që po kalojmë!
Të gjithë së bashku arrijmë gjithçka!
Rajmonda Mollaymeri Mësuese/ndihmëse, Korçë
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?