PUNA NË GRUP

Bashkëpunimi, si mënyrë efikase e të nxënit

Shumë mësues e mbështesin metodën e mësimdhënies në format e ndryshme të bashkëpunimit në klasë. Ata duan që nxënësit e tyre të vënë në dyshim, të shqyrtojnë, të zgjidhin, të krijojnë, interpretojnë e debatojnë faktet dhe të dhënat që mësojnë.

Bashkëpunimi është filozofi rreth mënyrës së krijimit të marrëdhënieve me të tjerët, për të arritur një qëllim të përbashkët. Të punosh në grup do të thotë të sjellësh ndryshime pozitive. Është një proces edukues, që bashkon interesat e të gjithë pjestarëve të grupit. Puna në grup sjell ndryshime pozitive. 

Pesë  karakteristikat e të nxënit në bashkëpunim janë

Përdor grupe të vogla prej tre apo katër nxënësish; 

Përqëndrohen në detyrat që duhet të kryhen; 

Kërkon bashkëpunim dhe komunikim të grupit; 

Cakton përgjegjësi individuale për të mësuar; 

Mbështet kompaktësinë e grupit.

Arsyeja e përdorimit të kësaj metode në procesin e të nxënit. 

Të nxënët në bashkëpunim merr shumë forma brenda klasës. Në përgjithësi, grupet përmbajnë tre apo katër nxënës, të cilët punojnë për një detyrë së bashku, në mënyrë që çdo anëtar grupi të kontribuojë në procesin e të nxënit.

Të nxënët në bashkëpunim rrit aftësitë mësimore dhe sociale të nxënësve. Rrit entuziazmin e nxënësve për të arritur rezultate sa më të mira në mësime. Çdo nxënës ndihet pjesë e nevojshme e suksesit të gjithë grupit.

Rritet aftësia për t'u praktikuar. Ndodh që nxënësit të mërziten duke pritur përgjigjet e nxënësve të tjerë në klasë dhe si rrjedhojë i humbet përqëndrimi. Kjo e çon klasën në kaos dhe mësuesi e ka shumë të vështirë ta parandalojë atë. Por, nëse mësuesi i ndan në grupe ata janë të përqëndruar për të arritur rezultate sa më të mira.

Rrit vetëbesimin. Nxënësit ndihen më të sigurtë, sidomos ata që janë më të ndrojtur.

Nxënësit kanë mundësinë të mësojnë nga njëri-tjetri. Ata përmirësojnë të dëgjuarin, të folurim, të kuptuarin. Puna në grup i bën nxënësit më të shkathët, më të motivuar, sepse ata ndiejnë se duhet ta çojnë përpara grupin e tyre. Mësimi bëhet më interesant dhe më i pëlqyeshëm.

Mësuesit kanë më shumë kohë. Mësuesit ndihmojnë nxënësit të oraganizohen dhe kontrollojnë përparimin e tyre. Kjo e lejon mësuesin të bëhet lehtësues i procesit të të nxënit dhe lejon nxësit të bëhen më të përgjegjshëm për punën e tyre.


Përfitimet e të nxënit në bashkëpunim:

-Përmirëson të kuptuarit e përmbajtjes së lëndës;

-Përforcon shprehitë sociale;

-Nxit aftësitë vendimmarrëse të nxënësit;

-Krijon mjedis të të nxënit aktiv;

-Rrit besimin në vetvete te nxënësit;

-Vlerëson mënyrat e ndryshme të të nxënit;

-Përqëndrohet në suksesin e gjithsecilit.


Shumë e lidhin punën në grup me zhurmën dhe mungesën e disiplinës, por nëse aktiviteti, ora mësimore është e organizuar mirë, “zhurma” është produktive. Të nxënit në bashkëpunim rrit entuziazmin e nxënësve për të nxënë dhe vendosmërinë e tyre për të arritur suksese në mësime.


(Portali Shkollor)

10,027 Lexime
6 vjet më parë