Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore
Ju mund të shikoni planifikimin e një ore mësimi në klasën e nëntë në lëndën gjuhë shqipe. Plani është realizuar në bazë të kurrikulës në Kosovë.
Plani i orës mësimore
Aspektete përgjithshme të planit të orës mësimore
Fusha kurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi
Lënda: Gjuhe shqipe
Shkalla e kurrikulës: IV
Klasa: IX
Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Sistemi i gjuhës
Tema / njësia mësimore: Dialektet e gjuhës shqipe
Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën IV- I 6 ; II 3,4,5 ; III 1,2, 3,5, 7.
Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën IV: Dallon dhe organizon format e shkrimit, përdor gjuhën për të kuptuar ngjarjen, qëllimin, idetë për forma të komunikimit (si: biseda, monologe, dialogje etj.) dhe u përgjigjet pyetjeve më komplekse para një publiku të caktuar. Kupton dhe analizon përshkrimin dhe ilustrimin e temave të zakonshme që gjenden përgjatë tekstit, fjalorin dhe përdorimin e gjuhës në materialet komplekse (tekste letrare dhe jo letrare). Shkruan tekste për një qëllim duke përdorur drejtshkrimin. Analizon dhe përshkruan karakteristikat e teksteve të ndryshme. Përdor teknologjinë për të planifikuardhe për të prodhuar krijime letrare dhe joletrare të ndryshme (programe softuerike, pajisje të regjistrimit), për të krijuar një video ose animacion.
Aspektet specifike të planit të orës mësimore
Fjalët kyçe: Gjuha shqipe, dialektet, dallimet dialektore.
Rezultatet e të nxënit të lëndës: Nxënësit përshkruajnë se ç’është dialekti, gjejnë dallimet ndërmjet dialekteve, analizojnë veçoritë dialektore.
Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: libri, tabela, harta, fletorja
Përdorimi i TIK-ut: Po.
Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): gjuhët dhe komunikimi, artet, shoqëria dhe mjedisi.
Çështjet ndërkurrikulare: gjuhë dhe komunikim, gjeografi dhe histori.
Përshkrimi i metodologjisë dhe rrjedhës së planit të orës mësimore
Pjesa hyrëse: kohëzgjatja 10 minuta
Mini-leksioni
Nxënësit ftohen të shprehin mendimet e tyre rreth kësaj teme. Varësisht nga njohuritë e nxënësve, me anë të pyetjeve, mësimdhënësi përpiqet që të shterojë të gjithë informacionin që kanë nxënësit dhe mbi këto njohuri, ai e ndërton leksionin e vet për temën që do të shtjellohet. Jep konceptet bazë të temës dhe me anë të hartës shpjegon shtrirjen gjeografike të dialekteve të shqipes, duke ilustruar me shembuj dallimet që ekzistojnë ndërmjet këtyre dialekteve. Për të ilustruar temën, nga interneti kemi shkëputur regjistrime me të folme të ndryshme nga trevat shqiptare.
Pjesa kryesore: kohëzgjatja 20 minuta
I.N.S.E.R.T.
Tani nxënësit udhëzohen që të lexojnë njësinë mësimore në librin e gjuhës. Gjatë leximit, ata do të lexojnë dhe do të përpilojnë listat (fillimisht individuale, pastaj grupore) sipas teknikës I.N.S.E.R.T. ,me ç’rast njohuritë e grumbulluara do ta klasifikojnë në ato që po i mësojnë tani, rishtazi, njohuri që i kanë ditur më parë dhe çështje të paqarta.
Pas një kohe, grupet e nxënësve do të lexojnë shënimet e tyre, ndërsa të tjerët do t’i plotësojnë ato që shokët e tyre kanë lënë mangut. Mësimdhënësi nxit nxënësit që idetë e tyre t’i ilustrojnë me shembuj nga jeta reale, duke kërkuar nga ta, që të japin shembuj fjalësh apo shqiptimesh të ndryshme që ata mund të kenë dëgjuar. Mësimdhënësi ndërhyn në rastet kur nxënësit kanë paqartësi rreth çështjeve të ndryshme që janë trajtuar gjatë analizës që i është bërë temës mësimore. Gjatë kësaj faze të orës, tentohet që të shterohet çdo burim njohurish në mënyrë që të kompletohet e gjithë njësia mësimore.
Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: kohëzgjatja 10 minuta
Analiza e tipareve semantike
Tani nxënësit, udhëzohen që të gjitha njohuritë që kanë marrë nga kjo njësi t’grumbullojnë dhe t’i paraqesin grafikisht përmes një tabele, me ç’rast do të paraqiten dallimet që janë midis dy dialekteve. Grupet e nxënësve, përmes flipçarteve, do ta paraqesin punën e tyre para klasës. Një tabelë e tillë pak a shumë, do të dukej kështu:
Dialekti | Zanore gojore | Zanore hundore | Togu:ua | Togu:ue | Rotacizmi | Paskajorja | Grupet: mb, nd | Pjesore me mbaresë |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Gegërisht | + | + | - | + | - | + | - | - |
Toskërisht | + | - | + | - | + | - | + | + |
( Nga: Astrit Hoxha, Master - Mësimdhënie e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe - Fakulteti i Edukimit; Portali Shkollor )
“Ditari i karrierës”, udhërrëfyes për nxënësit e klasave të 9-ta në drejtim të zhvillimit personal dhe profesional
Vlerësimi i nxënësve në klasat 1-3, bazuar në udhëzimet përkatëse
Teste vlerësimi për klasën e parë