ARTI I MËSIMDHËNIES

Arti i mësimdhënies ndihmon në vetëzbulim

Ja disa cilësi që e bëjnë procesin tuaj mësimor të jashtëzakonshëm. Mësuesi mesatar tregon, mësuesi i mirë shpjegon, ndërsa mësuesit e mëdhenj frymëzojnë...

Cilat cilësi të mësimdhënies ju bëjnë të jashtëzakonshëm? Kjo është një temë që mund të argumentohet në shumë pikëpamje... William Arthur thotë se mësuesi mesatar tregon, mësuesi i mirë shpjegon, ndërsa mësuesit e mëdhenj frymëzojnë. 

Çfarëdo që zgjidhni të përcaktoni në mësimdhënien e jashtëzakonshme, ka gjëra që çdo mësues i mirë mund të bëjë shkëlqyeshëm dhe çdo mësues i shkëlqyer është i jashtëzakonshëm.


1) Mësuesi nuk është fokusi i procesit mësimor

Është plotësisht normale që mësuesit t'i shohin studentët si enë boshe që duhet të mbushen. Mësimdhënësit e kuptojnë se ata nuk janë fokusi i mësimdhënies në klasën moderne. Detyra e mësuesit nuk është të qëndrojë përpara nxënësit dhe të tregojnë sa të zgjuar janë. Puna e mësuesit ndihmon nxënësit të kuptojnë sa të zgjuar këta të fundit mund të bëhen. 


2) Ofrimi i një mjedisi të sigurtë

Shumica e studentëve duhet të dinë se mësuesit e tyre janë njerëz të besueshëm. Mësimdhënia e jashtëzakonshme përfshin një mjedis të ngrohtë emocional, intelektual dhe psikologjik.


3) Qëllimi përfshin suksesin

Një mësues i jashtëzakonshëm zotëron pasion për çdo pjesë të procesit mësimor. Nëse një mësues nuk ka aftësinë për të treguar pasion, ata do të humbasin nxënësit e tyre. Pasioni nuk mund të gënjejë. Nxënësi nuk e ndjen dëshirë tuaj për punën, nëse ju e bëni thjesht për të marrë pagën në fund të muajit. Në raste të tilla është shumë e vështirë që nxënësi të marrë maksimumin nga ajo lëndë. Jo rastësisht nxënësit kanë lëndë të preferuara. Një ndër kriteret më kryesore është mësuesi që e jep lëndën.


4) Të mësosh me zemër 

Mësim i jashtëzakonshëm do të thotë të mësosh me zemër, sepse mësimi më i mirë është personal, nuk është diçka mekanike. Mësimdhënia me zemër reflekton atë që jeni, çfarë ju drejton dhe si e shihni botën rreth jush. Mund të thuhet lirisht se mësimi do të thotë të kesh guximin për të eksploruar. Pa e njohur veten, limitet tuaja, aftësitë tuaja nuk mund të prezantoheni.


5) Vlerësoni logjikën dhe argumentin  e nxënësve

Mësimdhënia e jashtëzakonshme bazohet tek çështjet kyçe, ato gjëra që janë më të rëndësishme. Kjo nuk do të thotë të bëhesh e mërzitshme duke trajtuar pot ë njejtat çështje. Përveç kësaj, pyetjet tuaja duhet të nxisin një diskutim të gjallë dhe të shkaktojnë kuriozitet, që të çojnë në zbulimin e pavarur dhe gjetjen e njohurive.

Puna e mësuesit nuk është vetëm të evidentojë përgjigjet e sakta. Por, është e rëndësishme të evidentoni edhe përgjigjet e gabuara dhe të kërkoni arsyen pse nxënësit japing atë përgjigje. Ndoshta në “përgjigen e tyre të gabuar” mund të geni një argmentim mjaft logjik. Edhe pse vlerësimet bazohen tek përgjigje të sakta dhe të pasakta, është po aq e rëndësishme që të shtrohen pyetjet e duhura dhe, më e rëndësishmja, të inkurajohen ata që të bëjnë pyetje të drejta.


6) Më shumë dashuri

Një nga mënyrat më efektive për t'i treguar nxënësve sesa ju inetreson ajo që ai po thotë është ta dëgjosh. Një dëgjues i mirë thith informacione, i përpunon ato, reagon dhe jep rezultatet përfundimtare. 


7) Bashkëpunimi

Të mësuarit bashkëpunues është një nga përvojat më të mira që mund t'u ofrojmë nxënësve, pasi reflekton zgjidhjen që ata u japin problemeve jashtë shkollës, ne raportet e tyre në shoqëri e familje.


8) Mësimi i personalizuar

Çdo nxënës mund të mësojë, por jo të gjithë studentët në të njëjtën mënyrë. Mësimdhënia e jashtëzakonshme merr parasysh faktin se nuk ka strategji mësimore që i përshtatet në mënyrë të përkryer secilit nxënës. Secilit i nevojiten metoda të personalizuara. Kjo arrihet përmes strategjive të qarta që lidhen me kurrikulën, pedagogjinë dhe vetë mjedisin e të nxënit, si dhe mundësitë e pafundme për të mësuarit joformal. Fëmijët kanë nevojë për shumë praktikë dhe ekspozim në mënyra të ndryshme, nga kontekste dhe perspektiva të ndryshme. 


9 Edhe mësuesit duhet të mësojnë

Mësimdhënia gjithashtu do të thotë të kuptosh që nuk mund të dish gjithçka. Në këtë mënyrë ata mësojnë se çfarë do të thotë të mësosh gjatë gjithë jetës. 

Një nga përbërësit më të rëndësishëm të mësimdhënies së jashtëzakonshme është dashuria për të mësuar. Në këtë kuptim, është e nevojshme të tregohet një dëshirë e vazhdueshme për të mësuar dhe zbuluar. 



(P. Shtini; Portali Shkollor)

4,033 Lexime
5 vjet më parë