Arsyet përse jeta juaj duhet të jetë e mbushur me kurajo
Të kesh kurajo është virtyti më i rëndësishëm ndër virtytet tjera. Të kesh kurajo nuk do të thotë të përballosh vetëm prova të vështira fizike, por edhe shpirtërore. Nëse do të kesh suksese në jetë, duhet të provosh të guxosh.
Të kesh kurajo është virtyti më i rëndësishëm ndër virtytet tjera, pra të kesh guxim, gjë që shumë pak njerëz e kanë. Kurajo nuk do të thotë të kesh forcë të ecësh përpara, por të ecësh përpara edhe kur nuk ke forcë. Të kesh kurajo nuk do të thotë të përballosh vetëm prova të vështira fizike, por edhe shpirtërore. Nëse do të kesh suksese në jetë duhet të provosh të guxosh.
Të guxosh për të arritur qëllimet e tua. Suksesi kërkon kurajo. Fitorja kërkon kurajo. Vetë jeta kërkon kurajo. Per të qenë i ditur, për të qenë i edukuar të duhet kurajo. Jeta është një udhëtim i shkurtër që na vë në sprova të mëdha e të vështira. Ndoshta shumë prej nesh nuk kanë kurajë të luftojnë për qëllimet e tyre dhe udhëhiqen nga frika, duke mos i lejuar ata të marrin atë çka dëshirojnë.
Kurajo pra, do të thotë të ecësh përpara duke e sfiduar frikën. Nëse ne duam të fitojmë apo të arrijmë diçka duhet me çdo kusht ta marrim atë që dëshirojmë përndryshe do të rrijmë në vendin ku jemi.
Ndonjëherë ne përballemi me probleme të mëdha aq sa na duken të pazgjidhura, por para këtij problemi duhet të qëndrojmë të forë për t’u perballur me të. Jo gjithmonë ne mund të fitojmë apo marrim atë që duam, por të paktën ne e provuam. Nëse duam të jemi të lumtur duhet të jetojmë jetën me kurajo, motivim dhe ndërgjegjësim.
Shkroi Alberta Krasniqi, nxënëse e klasës së tetë në shkollën Karpen
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
“Bullizmi në shkollë” nga Merita Kastrati