Arsimi fillor, evidenca dhe planifikimi i orës mësimore
Portali Shkollor është pranë mësuesve duke i ndihmuar dhe asistuar me gjithçka që ata kanë nevojë. Na shkruani për çdo vështirësi që ju hasni gjatë përgatitjes për vitin e ri shkollor 2018-2019.
Portali Shkollor ka vendosur në dispozicionin e mësuesve disa mënyra komunikimi, email: [email protected] ose [email protected] ; mesazhe në adresën zyrtare të facebook, numër telefoni 0697098026.
Ne i lexojmë me vëmendje të gjitha kërkesat tuaja dhe përpiqemi që t’ju kthejmë përgjigje sa më parë. Për këtë falenderojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë.
Në adresën tonë një mësuese ka dërguar këtë mesazh:
"Përshëndetje Portali Shkollor! Ju falenderoj për informacionet që na përcillni. Ju lutem nëse keni mundësi më dërgoni një format të planifikimit të orës së mësimit dhe një format për evidencën që mban mësuesi për vlerësimin e nxënësit për arsimin fillor. Me respekt J."
Ne kontakuam me mësuesen Ehsen Kraja nga Shkodra e cila na solli dy modelet / formatet që kërkon mësuesja. Shikojini edhe ju.
*Shënim: Të dy materialet shkarkohen vetëm me një klikim.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11