Arsimi bazë, numri i nxënësve dhe norma e mësuesit
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në udhëzimin numër 30, datë 12.09.2018 ka përcaktuar numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në arsimin bazë.
Arsimi bazë
Numri i nxënësve për klasë
1. Klasat e veçanta në zonat urbane të fonnohen me jo më pak se 15 nxënës dhe në zonat rurale të formohen me jo më pak se 10 nxënës.
2. Ndarja e klasave në paralele të bëhet sipas këtij rregulli:
a) Dy klasa paralele, kur numri i nxenesve është: 32-65;
b) Tri klasa paralele, kur numri i nxënësve është: 66-99;
c) Katër klasa paralele, kur numri i nxënësve është: 100-133;
d) Pesë klasa paralele, kur numri i nxënësve është: 134-167;
3. Ndarja e nxënësve në më shumë se pesë klasa paralele vazhdon sipas rregullit të përcaktuar në pikën 2.
4. Numri i punonjësve mësimore në arsimin fillor të llogaritet një mësues për çdo klase.
Formimi i klasave të bashkuara
Në institucionet arsimore, kur nuk plotësohet numri i nxënësve në përputhje me pikën Nl të kreut II të udhëzimit numër 30, mësimi të organizohet me klasa të bashkuara. Numri i klasave të bashkuara përcaktohet sipas këtij rregulli:
1. Në arsimin fillor (klasat 1-V)
a) Një klasë, kur numri i nxënësve në klasat 1-V është deri në 10.
b) Dy klasa, kur numri i nxënësve është 11-25.
c) Tri klasa, kur numri i nxënësve është 26-50.
d) Klasa të veçanta, kur numri i nxënësve i të gjitha klasave 1-V është mbi 50, pavarësisht nga numri i nxënësve për klasë.
2. Në arsimin e mesëm të ulët (klasat VI-IX)
a) Një klasë, kur numri i nxënësve në klasat VI-IX është deri në 10.
b) Dy klasa, kur numri i nxënësve është 11-25.
c) Tri klasa, kur numri i nxënësve është 26-40.
d) Klasa të veçanta, kur numri i nxënësve i të gjitha klasave VI-IX është mbi 40, pavarësisht nga numri i nxënësve për klasë.
Numri i drejtuesve
1. Kur numri i nxënësve është më shumë se 80, emërohet një drejtor shkolle.
2. Kur numri i nxënësve është 251-500, emërohet një nëndrejtor shkolle.
3. Kur numri i nxënësve është 501-900, emërohen dy nëndrejtorë shkolle.
4. Kur numri i nxënësve është mbi 900, emërohen tre nëndrejtorë shkolle.
5. Kur numri i nxënësve është mbi 200 dhe drejtoria ka në vartësi 4 shkolla, emërohet një nëndrejtor.
Kur numri i nxënësve është më pak se 80 nxënës, caktohet një kryemësues për të paktën 4 mësues.
Numri i nxënësve të kopshteve që zhvillojnë veprimtarinë e tyre pranë shkollave dhe nuk administrohen nga drejtues kopshti sipas pikës B, të kreut I të Udhëzimit 30, të llogaritet në numrin e përgjithshëm të nxënësve të shkollës.
Norma mësimore javore e mësuesve dhe drejtuesve
1. Edukator në institutet e fëmijëve me aftësi të kufizuara: 30 orë në javë
2. Mësuesi dhe kryemësuesi në arsimin fillor e kanë normën javore, aq sa orë mësimore janë në planin mësimor të klasës ku jep mësim. Brenda normes javore përfshihen edhe orët e punës si mësues kujdestar.
3. Mësuesi i gjuhës shqipe, i gjuhës së huaj, i matematikës, i fizikës, i biologjisë, i kimisë, i informatikës, i historisë, i gjeografisë, mësuesi në shkollat e arsimit special: 20 orë në javë.
4. Mësuesi i lëndëve të tjera: 22 orë në javë.
5. Kryemësuesi në arsimin e mesëm të ulët: 20 orë në javë (përgjigjet për disiplinën dhe inventarin e shkollës).
6. Drejtori i shkollës me 81 - 300 nxënës: 8 orë në javë
7. Drejtori i shkollës me 301 - 600 nxënës: 6 orë në javë
8. Drejtori i shkollës me 601 - 900 nxënës: 4 orë në javë.
9. Drejtori i shkollës me mbi 900 nxënës: nuk jep mësim
10. Nëndrejtori i shkollës: 8 orë në javë.
Drejtori dhe nëndrejtoret e shkollës e plotësojnë normën mësimore javore vetëm me orë të profilit të diplomës që zotërojnë.
Nëndrejtori/nëndrejtorët ngarkohen për amzën dhe inventarin e shkollës.
Norma e vlerësimit të arritjeve
1. Drejtori i shkollës me 81-900 nxënës: 4 orë në javë (3 orë për vlerësim të cilësisë së procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor).
2. Drejtori i shkollës me mbi 900 nxënës: 3 orë në javë (2 orë për vlerësim të cilësisë së procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor).
3. Nëndrejtori i shkollës: 4 orë në javë (3 orë për vlerësim të cilësisë së procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor).
4. Nëndrejtori i shkollës me mbi 900 nxënës: 3 orë në javë (2 orë për vlerësim të cilësisë së procesit mësimor dhe 1 orë për dokumentacionin shkollor).
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11