Anxhela Peza: Cilësia e jetës dëmtohet kur adoleshenti kalon shumë kohë në rrjete sociale
Gjithmonë e më tepër vihet re një varësi e të rinjve nga rrjetet sociale. Në këtë intervistë për Portalin Shkollor, psikologia Anxhela Peza, na njeh me faktet shqetësuese të rrjeteve sociale, të cilat ndikojnë negativisht në përditshmërinë e përdoruesve.
Gjithmonë e më tepër po vihet re një varësi e të rinjve nga rrjetet sociale. Është e ditur tani se sa dëmtues janë rrezet e aparateve teknologjike nga ana e aspektit shëndetësor fizik, por nuk ngelet pas apekti psikologjik. Në këtë inetervistë për Portalin Shkollor, psikologia Anxhela Peza, na njeh me faktet shqetësuese të rrjeteve sociale, të cilat ndikojnë negativisht në përditshmërinë e përdoruesve.
• Sipas disa studimeve, përdoruesit më të mëdhenj të rrjeteve sociale janë adoleshentët. Sipas jush, sa e varur është kjo grupmoshë pas facebook-ut, intagram-it e sajteve të tjera të ngjashme?
Varësi në fushën e psikologjisë quhet kur njeriu dëmton cilësinë e jetës së tij duke venë primare diçka tjetër. Është një trend i përditësuar këtë 10-vjeçarin e fundit që adoleshentët kalojnë një kohë relativisht të gjatë duke përdorur rrjetet sociale. Vetë rrjetet sociale janë shumë dinamike me avancimin e tyre si fotot, shkrimet, videot, memot e shumë të tjera. Nëpërmejt tyre ata kuptojnë se sa të pëlqyeshëm janë, sa kanë rëndësi kanë në shoqëri dhe cili është roli i tyre në grup. Është e natyrshme që ata do të ecin me hapin e kohës teknologjike. Ajo që është shqetësuese për të gjithë është se dëmtohet cilësia e jetës kur adoleshenti kalon më shumë kohë në përdorimin e rrjeteve, nuk preferon të ketë biseda në shtëpi me antarët e familjes, nuk e lejon atë të bëjë aktivitete të tjera si p.sh të studiojë për ditën pasardhëse, të merret më një aktivitet sportive, të qëndrojë më shumë me njerëzit përballë se sa online. Nga ana tjetër është elementi negativ nëse pikërisht në këto rrjetet sociale zhvillohen tipare të personalitetit të cilat e dëmtojnë jetesën e adoleshentit.
• Shohim që gjithmonë e më shumë, përdorues të rrjeteve sociale janë edhe të miturit… Keni konstatuar një gjë të tillë?
Kam konstatur se prindërit janë ata që në fillime, publikojnë fotot e fëmijëve të tyre, ua hapin një faqe sociale online me emrin e tyre, më pas arrihet që ky rrjet social të përdoret dhe nga fëmijë të mitur. Më parë në qendrat e internetit, të cilat ishin në masë kudo në çdo lagje fëmijët hapnin nga nje faqe në emrin e tyre, edhe pa djeninë e të rriturve. Tani mendoj se kjo gjë është shumë e kontrollueshme dhe lehtësisht e konstatueshme nga prindërit, mjafton të marrin celularin, tabletin e tyre e të shohin çfarë kanë shkarkuar. Ata mund të marrin informacione që nuk janë për moshën e tyre pasi psikika e një fëmije ka nevojë për të ditur informacione të shoqëruar me shpjegim nga të rriturit. Por, një pjesë e fëmijëve kryesisht djem rreth moshës 9-10 vjeç, kanë rrjete sociale.
• A është shqetësues fakti kur adoleshenti kalon shumë orë përpara kompjuterit?
Është e ditur tani se sa dëmtues janë rrezet e aparateve teknologjike nga ana e aspektit shëndetsor fizik. Krijon lodhje të përshpejtuara, dëmton shikimin në masë, deformon shtyllën kurrizore, lëkurën e fytyrës, krijon gushën.
Në aspektet psikologjike, dëmton atashimin në marrëdhëniet ndërpersonale me të tjerët, në marrëdhëniet personale se ezaurohet në kohë të shkurtër marrëdhënia. Varfëron fjalorin dhe dëmton mënyrën e të shkruarit. Krijohet një varësi në të cilën adoleshenti, pjesën më të madhe të orëve të ditës e kalon në rrjete. Gjithashtu kur bëhet qëllim në vetvete për të kaluar ditën pa të cilën nuk bën dot më.
• Po mania e të rinjve (vajzave dhe djemve) për të pasur sa më shumë ndjekës apo pëlqime në rrjetet sociale, ndikon negativisht në përditshmërinë e tyre?
Kam patur raste për ti trajtuar se kryesisht vajzat kanë një numër më të lartë se djemtë të cilat masin rëndësinë e bukurisë së tyre, mëndësinë si e mirëpresin të tjerët. Të mos harrojmë se rrjetet sociale janë një dyqan i mirë se si mund të shesin veten. Tek adoleshentët për shkak dhe të dinamikës së moshës së tyre krijon kontradikta me vetveten se si duhen të jenë ata me sjelljen e tyre pasi shikojnë më shumë seç duhet gjëra dhe modele jete jo reale. Megjithatë, gjithsecilit i pëlqejnë komplimentat dhe pëlqimet e aprovuara. Nëse këto nuk e dëmtojnë vetëvlersimin dhe vetëbesimin e adoleshentit nuk është dicka negative. Nëse është e kundërta, atëherë do sjellë problem, natyrisht.
(Anxhela Peza, psikologe klinike dhe këshillimi)
Stop bullizmit te të gjithë!
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?