Distancimi për pak orë

Ankthi i ndarjes që përjeton fëmija juaj kur shkon për herë të parë në çerdhe, kopsht ose shkollë

Nëse jeni në atë periudhë të jetës ku ju si prind duhet të dërgoni fëmijën tuaj për herë të parë në çerdhe, kopsht ose shkollë, atëherë këto këshilla janë për ju. Psikologia Senada Duli ju vjen në ndihmë nëpërmjet këtij artikulli për t'jua lehtësuar sadopak peshën e kësaj situate.

Ёshtё shumё normale pёr fёmijёt e vegjёl tё pёrjetojnё ankth kur prindёrit duhet t’u thonё mirupafshim. Nё fёmijёrinё e hershme, e qara, shpёrthimet e temperamentit janё reagime tё shёndetshme tё ndarjes nё njё fazё normale tё zhvillimit. Ankthi i ndarjes mund tё fillojё para ditёlindjes sё parё tё fёmijёs dhe mund tё rishfaqet ose mund tё zgjasё deri nё moshёn katёr vjeҫ. Megjithatё intensiteti dhe frekuenca e ankthit tё ndarjes varion nga fёmija nё fёmijё. 

Pak ankth pasi fёmija ndahet nga babai ose nёna ёshtё normale. Disa fёmijё pёrjetojnё ankth i cili nuk pakёsohet pavarёsisht pёrpjekjeve tё prindёrve pёr t'i qetёsuar. Nёse ankthi i ndarjes ёshtё intensiv dhe ndёrhyn nё aktivitetet e  pёrditshme dhe zgjat me muaj, jo vetёm ditё sigurisht mund tё jetё shenjё e njё problemi mё tё madh, si ҫrregullimi i ankthit tё ndarjes. 


Si tё lehtёsohet ankthi normal i ndarjes:

  • Tё praktikohet ndarja nga fёmija. Filloni ta lini fёmijёn tuaj me kujdestarin pёr periudha tё shkurtra kohore. Sapo fёmija juaj mёsohet me ndarjen, mund ta lini per periudha mё tё gjata kohore. 
  • Zhvilloni njё rutinё tё shpejtё kur i thoni fёmijёs tuaj mirupafshim.
  • Tregojini fёmijёs tuaj qё ju po largoheni por do tё riktheheni sёrish.
  • Bёni premtime dhe mbajini. Ёshtё e rёndёsishme pёr fёmijёt tuaj qё ata tё zhvillojnё besimin e ndarjes, dhe ju tё ktheheni ne atё orar qё keni premtuar. 


 Ҫfarё ёshtё ҫ'rregullimi i ankthit tё ndarjes?

Nuk ёshtё njё fazё normale e zhvillimit por njё problem serioz emocional i karakterizuar nga stres ekstrem kur fёmija largohet nga prindёrit ose nga kujdestari primar. Dallimi kryesor ndёrmjet ankthit normal tё ndarjes dhe ҫrregullimit tё ankthit tё ndarjes ёshtё intensiteti i frikёs sё fёmijёs dhe niveli nё tё cilёn kjo frikё ndikon nё zhvillimin e aktiviteteve tё jetёs sё pёrditshme tё fёmijёs suaj. 

Fёmijёt me ҫrregullim tё ankthit tё ndarjes acarohen  sapo largohen nga prindёrit dhe mund tё shfaqin ankesa pёr dhimbje duke shmangur nё kёtё mёnyrё lojёn apo frekuentimin e kopshtit /shkollёs.  Kur kёto shenja bёhen tё theksuara mund tё interpretohen si ҫrregullime. 


Simptomat e ҫrregullimit tё ankthit tё ndarjes

  • Fёmijёt me ankthin e ndarjes ndjehen vazhdimisht tё shqetёsuar dhe tё frikёsuar rreth ndarjes. Frika e tyre lidhet me mendime tё tilla qё diҫka e tmerrshme mund t'u ndodhё njerёzve tё dashur, ndёrkohё qё ai nuk ёshtё prezent. P.sh njё fёmijё mund tё shqetёsohet nё mёnyrё tё vazhdueshme se mos njeri prind mund tё sёmuret apo lёndohet. Pra, mund tё ndodhё diҫka e papritur qё mund tё shkaktojё ndarjen e tyre. 
  • Refuzimi pёr tё frekuentuar kopshtin ose shkollёn. Njё frikё e pa arsyeshme nga ana e fёmijёs pёr tё mos shkuar nё kopsht apo nё shkollё dhe mund tё bёjё ҫdo gjё pёr tё qёndruar nё shtёpi.
  • Kundёrshtim pёr tё fjetur e lidhur me frikёn pёr tё qёndruar vetёm apo frika e pёrjetimit tё maktheve tё ndarjes. 
  • Dhimbje fizike si dhimbje koke ose stomaku. Nё shumicёn e rasteve para ose pas ndarjes nga prindёrit fёmijёt ankohen se nuk ndjehen mirё.


Shkaqet e ҫrregullimit tё ankthit tё ndarjes

  • Pasiguria e fёmijёs
  • Ndryshimi i mjedisit 
  • Situata stresante
  • Prindёr tej mbrojtёs
  • Atashim i pasigurtё. Atashimi ёshtё ajo lidhje emocionale  qё formohet ndёrmjet foshnjes dhe kujdestarit primar. Njё lidhje atashimi e sigurtё  bёn qё fёmija juaj tё ndjehet i sigurtё, i kuptuar dhe mjaftueshёm i qetё pёr njё zhvillim normal tё tij. Ndёrsa njё atashim jo i sigurtё mund tё kontribuojё nё lindjen e problemeve tё ndryshme ndёr tё cilat edhe ankthi i ndarjes. 


Kёshilla pёr prindёrit 

  1. Sigurimi i njё mjedisi mbёshtetёs nё shtёpi mund ta bёjё fёmijёn tuaj tё ndjehet rehat.
  2. Informohuni mё shumё rreth ҫrregullimit tё ankthit tё ndarjes
  3. Dёgjoni dhe respektoni ndjenjat e fёmijёs suaj
  4. Flisni rreth ҫёshtjes me fёmijёn tuaj
  5. Tregohuni empatikё
  6. Paraprijini ndarjeve tё vёshtira me fёmijёt. P.sh duke shkuar paraprakisht nё kopsht, shkollё ose duke luajtur me fёmijёt e tjerё. 
  7. Ruani qetёsinё gjatё ndarjes. Qetёsia juaj ndikon pozitivisht edhe nё qetёsinё e fёmijёs suaj.  
  8. Mbёshtetni pjesёmarrjen e fёmijёve tuaj nё aktivitete fizike dhe sociale. 
  9. Lavdёroni pёrpjekjet e fёmijёs suaj pёr ҫdo pёrmirёsim. 


Kёshilla pёr kopshtin, shkollёn 

  • Identifikoni njё vend tё sigurtё pёr fёmijёn, nё tё cilin ai mund tё reduktojё ankthin nё periudha stresante;
  • Lejoni fёmijёn tё kontaktojё me familjen. Njё telefonatё e shkurtёr njё ose dy minuta mund tё reduktojё ankthin e ndarjes;
  • Shkruani pusulla tё vogla nё tё cilat fёmijёt mund tё gjejnё shprehje inkurajuese dhe dashurie;
  • Ndihmoni gjatё ndёrveprimit me bashkёmoshatarёt e tjerё;
  • Shpёrbleni pёrpjekjet e fёmijёs;


Kur tё kёrkoni ndihmё profesionale

  1. Tёrheqje nga bashkёmoshatarёt, familjarёt apo aktivitetet;
  2. Shqetёsim i vazhdueshёm shoqёruar me ndjenja faji apo frike;
  3. Ankesa tё vazhdueshme pёr dhimbje fizike;
  4. Refuzim pёr tё shkuar nё kopsht/shkollё;
  5. Frikё e shtuar pёr t'u larguar nga shtёpia.



Psikologёt dhe neuropediatri janё tё vetmit qё mund tё diagnostikojnё dhe trajtojnё ҫrregullimin e ankthit tё ndarjes. Kёta klinicistё janё tё vetmit qё mund tё integrojnё informacionin e grumbulluar nga familja dhe kopshti/shkolla pёr tё arritur nё njё konkuzion. 

Trajtimi profesional pёr ҫrregullimin e ankthit tё ndarjes mund tё pёrfshijё:

  • Terapia e tё folurit;
  • Terapia e lojёs;
  • Kёshillimi pёr gjithё familjen;
  • Kёshillimi me bazё kopshtin/shkollёn;
  • Trajtimi mjekёsor.



Nga Dr. Senada Duli ,psikologe shkollore/organizacionale

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,683 Lexime
4 vjet më parë