Studimi

Adoleshentët shqiptarë të lumtur në bankat e shkollës

Adoleshentët shqiptarë rezultojnë më të lumturit në shkollë. Me 80% që e pëlqejnë shkollën në moshën 11 vjeç dhe 70% ata të moshës 15 vjeç

Studentët shqiptarë dhe armenë janë më të “lumturit” në klasë. Ky është rezultati i raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shëndetin dhe mirëqeninen e adoleshentëve europianë.

Studentët më të stresuar janë ata italianë. Shkolla u pëlqen vetëm 27 % të vajzave dhe 17% të meshkujve. Target grupi i sondazhit të kryer nga OBSH, janë adoleshentët e moshës 11-15 vjeç.

Adoleshentët shqiptarë rezultojnë më të lumturit në shkollë. Me 80% që e pëlqejnë shkollën në moshën 11 vjeç dhe 70% ata të moshës 15 vjeç.

Italianët janë më të pakënaqurit në Europë dhe më keq se ta janë belgët, kroatët, estonezët dhe grekët.

2,998 Lexime
8 vjet më parë