11 sjelljet e gabuara, që dëmtojnë shëndetin emocional dhe mendor të fëmijës
Në këtë artikull ju paraqesim 11 sjelljet e dëmshme, që shaktohen nga prindërit "toksikë', të cilët gabojnë në raport me femijën e tyre, duke i shkaktuar dëme të parikuperueshme.
Disa prindër besojnë se nëse ata ia shfaqin dashurinë fëmijëve të tyre, ata mund të mos kuptojnë realitetin e botës. Nga njëra anë, kjo qasje mund ta bëjë një fëmijë të rritet si një person i pavarur, gjë që do e ndihmojë të kujdeset për veten në të ardhmen.
Nga ana tjetër, mos t'i shprehësh fëmijës tënd dashurinë do të thotë të krijosh një hendek të madh mes tij dhe vetes. Ai do ta ketë shumë të vështirë të krijojë marrëdhënie të ngushta me njerëzit e tjerë, duke mos kuptuar se çfarë është ndjenja e empatisë. Gjatë gjithë jetës do t'i shoqërojë pasiguria dhe do të kenë frikë nga dështimet e mundshme.
1. Ata nuk arrijnë t'i sigurojnë fëmijës mbështetje
Disa prindër besojnë se nëse ata e tregojnë dashurinë e tyre fëmijëve, kjo do t'i bëjë ata mos të kuptojnë realitetin e botës. Nga njëra anë, kjo qasje mund ta bëjë një fëmijë të rritet si një person të pavarur dhe t'u mundësojë atyre të kujdesen për veten në të ardhmen.
Nga ana tjetër, mos t'i shprehësh fëmijës tënd dashurinë do të thotë të krijosh një hendek të madh mes tij dhe vetes. Ai do ta ketë shumë të vështirë të krijojë marrëdhënie të ngushta me njerëzit e tjerë, duke mos kuptuar se çfarë është ndjenja e empatisë. Ajo gjithashtu mund t'i bëjë ata të ndihen të pasigurtë për veten dhe të kenë frikë nga dështimet e mundshme.
2. Ata nuk pranojnë emocionet e fëmijës së tyre.
Një prind 'toksik' nuk lejon që fëmija i tyre të shprehë emocionet, veçanërisht ato negative. Ata nxisin fëmijën e tyre të mos qajnë apo të tregojnë se janë të shqetësuar ose të frikësuar, sepse është e papërshtatshme dhe e turpshme për të treguar se ata janë të dobët. Ata nxisin fëmijën të turpërohen nga emocionet që ndiejnë. Kjo i bën fëmijët të ndihen të vetmuar, madje mund të bien në depresion. Pasojë e kësaj sjelljeje të dëmshme nga ana e prindit, bëhet edhe paaftëisa e fëmijës për t'u përballuar në mënyrë adekuate me situatat negative në të ardhmen.
3. Këta prindër ndjejnë kënaqësi kur fëmija i frikësohet
Prindërit e kujdesshëm përdorin disiplinë për t'i mësuar fëmijët e tyre se si të jenë përgjegjës dhe të respektojnë të tjerët. Nga ana tjetër, prindërit 'toksikë' e përdorin disiplinën si një formë dënimi dhe për ta bërë fëmijën të frikësohet nga ta. Ata nuk arrijnë të krijojnë një mjedis pozitiv dhe të sigurt, në të cilin fëmija i tyre do të ndihet i lirë. Për fat të keq, kjo mund ta bëjë fëmijën të rritet si një person që do të ketë frikë të shprehë emocionet dhe mendimet e tij në marrëdhënie me të tjerët.
4. Ata janë tepër gjykues.
Të gjithë prindërit kritikojnë fëmijët e tyre kur bëjnë diçka të keqe dhe kjo është në rregull për sa kohë që është një kritikë konstruktive dhe ndihmon një fëmijë të mësojë nga gabimet. Megjithatë, një prind 'toksik', duke qenë tepër kritik për gjithçka që bën fëmija i tyre, ndikon negativisht, duke rritur individë me vetëvlerësim të ulët.
5. Ata bëjnë shaka pa nivel.
Nuk ka asgjë të keqe kur prindërit herë pas here bëjnë shaka për gjëra që fëmija i tyre thotë apo bën. Megjithatë, një prind i rrezikshëm gjithmonë zgjedh fëmijën duke vënë në dukje gabimet e tij. Sipas tyre, çdo gjë që bën fëmija i tyre është e keqe. Ata shpesh tallen me ta për mënyrën se si duken dhe u tregojnë se sa të paaftë janë.
6. Ata kërkojnë vëmendje në çdo kohë.
Në vend që të lidhen me fëmijët e tyre në një mënyrë të shëndoshë dhe duke u lejuar atyre të kenë hapësirë dhe kohë personale, një prind 'toksik' ka prirjen të besojë se fëmija i ka borxh diçka sepse kanë harxhuar shumë energji dhe kohë në rritjen e tyre. Në vend që ta lejojnë fëmijën të përqendrohen në të mësuarit e aftësive të tjera, të zbulojnë se kush janë dhe kush duan të bëhen, të rriten dhe të jenë vetëm fëmijë, ata kërkojnë të gjithë vëmendjen e tyre.
7. Për ta, fëmija është përgjegjësi i lumturisë së tyre.
Një prind toksik shpesh e kujton fëmijën, si diçka që e ka penguar në jetën e tyre, për të cilën kanë sakrifikuar lumturinë personale, në mënyrë që t'u mundësonte atyre të kishin një jetë të rehatshme. Për më tepër, ata presin që fëmija i tyre të bëjë të njëjtën gjë për ta. Ata duan që fëmijët e tyre të heqin dorë nga qëllimet dhe ëndrrat e tyre, ose më mirë të themi, të harrojnë jetën e tyre dhe t'i kushtojnë vëmendje dhe kohë vetëm atyre.
8. Ata e bëjnë fëmijën e tyre të ndjehen përgjegjës për sjelljen e tyre të tmerrshme.
Shumica e fëmijëve të rritur nga prindërit emocionalisht dhe fizikisht abuzivë besojnë se ata meritojnë trajtim të ashpër. Për fat të keq, shumë fëmijë që kanë kaluar nëpër abuzime emocionale dhe fizike kanë gjasa të përfshihen në marrëdhënie abuzive më vonë në jetën e tyre.
9. Ata përpiqen të përmbushin ëndrrat nëpërmjet fëmijës së tyre.
Një prind i kujdesshëm dhe i përkushtuar e di se fëmija i tyre është një individ me nevoja, interesa, dëshira dhe mendime. Por, kjo nuk është mënyra se si një prind 'toksik' e percepton fëmijën e tij. Ata janë egoistë dhe e shtyjnë fëmijën e tyre për të jetuar jetën që ata dëshironin të kishin. Ata gjithashtu i detyrojnë të jenë të interesuar dhe të praktikojnë të njëjtat hobi dhe aktivitete që u pëlqenin në fëmijërinë e tyre. Pra, nuk i lenë hapësirë fëmijës të bëjë zgjedhjet e tij.
10. Në vend që të diskutojnë, ata zgjedhin të qëndrojnë në heshtje.
Në vend që të zgjidhin problemet dhe argumentet duke patur një bisedë racionale me fëmijën e tyre, këta prindër qëndrojnë në heshtje. Ata injorojnë fëmijën e tyre dhe refuzojnë të tregojnë ndonjë shenjë pakënaqësie ose zemërimi. Nga kjo sjellje egoiste dhe e papjekur mund të rritet një fëmijë me mangësi komunikative. Ai nuk do të jetë në gjendje të krijojë komunikim të shëndoshë dhe do ta ketë të vështirë të përballojë me sukes debatet me të tjerët.
11. Ata e kontrollojnë fëmijën duke përdorur aspektin monetar.
Prindërit toksikë kanë tendencë të besojnë se mund të fitojnë dashurinë, respektin dhe besnikërinë e fëmijëve të tyre duke u dhënë atyre para dhe dhurata. Pra, ata i blejnë gjëra të shtrenjta dhe pastaj presin diçka në këmbim. Dhe nëse fëmija nuk sillet siç pritet, prindërit e tyre do të përpiqen t'i bëjnë ata të ndiejnë fajin për mosrespektimin e rregullave të tyre dhe për respektimin e të gjitha "gjërave të mëdha që kanë bërë për ta".
Këto sjellje të dëmshme shkaktojnë dëmtime emocionale dhe mendore ndaj fëmijëve të tyre.
(P.Shtini, Portali Shkollor)
Stop bullizmit te të gjithë!
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?