10 fakte interesante për sytë që ju nuk i keni ditur më parë
Sytë janë pasqyra e shpirtit! Kjo është një shprehje që përdoret në jetën e përditshme. Disa e besojnë vërtet, disa të tjerë jo.
Sytë janë pasqyra e shpirtit! Kjo është një shprehje që përdoret në jetën e përditshme. Disa e besojnë vërtet, disa të tjerë jo. Por përveç këtyre thënieve njerëzit dinë pak rreth syrit. Ne ju sjellim sot disa fakte të vërtetuara shkencërisht të cilët duhet t’i dijë çdo njëri. Këto fakte për shumë prej jush janë të padëgjuara, por janë të vërtetuara dhe ju duhet t’i besoni.
Njerëzit lexojnë rreth 25 herë më ngadalë në paisje elektronike sesa në letër.
Të posalindurit janë të verbër ndaj ngjyrave, dhe burrat janë më të predispozuar ndaj verbërisë së ngjyrave sesa gratë.
Retina e syrit është shumë më efikase për qëllime të sigurisë sesa shenjat e gishtërinjëve.
Syri ka veti të mahnitshme shëruese, ai mund të filtrojë pluhurin dhe të shërojë gërvishjet mbrenda 48 orëve.
Sytë janë organi më kompleks pas trurit.
Funksioni i lotëve është t’i mbajë sytë të pastër, por shkencëtarët ende nuk e dinë pse qajnë njerëzit kur janë të mërzitur.
Një mbyllje e syrit zgjatë rreth 100-150 milisekonda, dhe ne gjatë një viti kryejm rreth 5.2 milion të tilla.
Mbi 10 milionë ngjyra mund të dallohen nga syri, por jo rrezet infra të kuqe dhe ato ultravjollcë.
Njerëzit me sy të kaltër kanë të gjithë një paraardhës, njeriu i parë me sy të kaltër jetoi para rreth 6000 - 10.000 vjetësh, të gjithë më herët kishin sy të kaftë.
Të dy sytë kanë një pjesë të verbër në anën e pasme, por ju nuk mund t’a vreni pasi që organet e syrit veprojnë së bashku për të mbuluar këtë verbëri.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?
Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?