Udhëzuesi për përcaktimin e procedurave për administrimin e teksteve shkollore në përdorim falas
Ky është udhëzimi i plotë i cili ka të bëjë me përcaktimin e procedurave për administrimin e teksteve shkollore në përdorim falas në arsimin parauniversitar. Në këtë udhëzim i dalë më 13 korrik 2020 ndodhet edhe shtojca e cila ka të bëjë me akt dorëzimin që duhet plotësuar me këtë rast.
- Të gjithë nxënësit e arsimit bazë që marrin në përdorim falas tekstet shkollore në përputhje me përcaktimet në legjislacionin në fuqi, sipas katalogut të teksteve shkollore kanë detyrimin që këto tekste shkollore t'i dorëzojnë në fund të vitit mësimor.
- Tekstet shkollore, të cilat janë pronë e institucioneve arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar të përdoren për një periudhë kohore deri në tri vite shkollore.
- Institucionet arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe drejtoritë e shkollave publike janë strukturat përgjegjëse për pajisjen me tekstet shkollore në përdorim falas të të gjithë nxënësve të ndjekin arsimin baze në institucionet e tyre të varësisë dhe përfitojnë të gjitha tekstet shkollore në përdorim falas në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Shpërndarja e teksteve shkollore të bëhet sipas planit të hartuar nga vetë shkolla pas procedurës së vlerësimit të gjendjes fizike të teksteve shkollore të kthyera nga nxënësit. Nxënësit e çdo klase të pajisen në të njëjtin përpjesëtim me tekste shkollore të përdorura dhe tekste shkollore të reja.
- Drejtoria e shkollës është e detyruar të krijojë dhe të ruajë regjistrin e nxënësve për tekstet e dhëna në përdorin falas sipas klasave. Çdo lëvizje nxënësish pasqyrohet detyrimisht në këtë regjistër. Ky regjistër bën pjesë në dokumentacionin e shkollës. Për mbajtjen dhe përditësimin e tij mban përgjegjësi drejtori i shkollës.
- Çdo mësues ngarkohet të porosisë nxënësit dhe t' i kontrollojë ata në vazhdimësi që në tekstet shkollore ku shkruhet, të bëjnë shënime vetëm me laps, që mund të fshihet dhe nuk e bëjnë tekstin të papërdorshëm.
- Numri i teksteve shkollore të vlerësuara si të përdorshme sipas këtij udhëzimi të jetë kriter vlerësimi, pjesë e performancës së institucionit arsimor (shkollës).
Udhëzuesi i plotë në PDF
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Struktura e vitit shkollor 2024-2025
Urdhri për miratimin e strukturës së vitit shkollor 2023-2024
Vlerësimi i nxënësit në arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë