SBASHK shpall Grevën e Përgjithshme në arsim
Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka vendosur futjen në grevë që nga e hëna e ardhshme në të gjitha institucionet arsimore, Kosovë...
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi. Pavarësisht insistimit për mosfutjen në grevë, këshilli drejtues kanë qenë të prerë në marrjen e këtij vendimi.
Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka vendosur futjen në grevë që nga e hëna e ardhshme në të gjitha institucionet arsimore.
"Greva fillon çdo ditë nga ora 9 deri në orën 12 për të gjithë grevistët e të gjitha ndërrimeve. Pas përfundimit të orarit të grevës të punësuarit lëshojnë objektin në të cilin është zhvilluar greva për të vepruar kështu çdo ditë të grevës. Gjatë periudhës sa zgjat greva e përgjithshme ndërpriten të gjitha aktivitetet që lidhen me punën në institucionet arsimore", ka theksuar Kryetari I SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj.
(Portali Shkollor)
Për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës
Në Kosovë periudha e parë e vitit shkollor përfundon më 30 dhjetor 2021, dhe e dyta fillon më 10 janar 2022
Për inspeksionin e arsimit në Kosovë