SHPALLJE

Nis rekrutimi i drejtuesve të ZVAP-ve

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar një thirrje për vende te lira pune, pozicioni-Drejtues për Zyrat Vendore Arsimore përkatëse. Më poshtë gjeni të gjitha informacionet që ju nevojiten, si kushtet, mënyra e regjistrimit, dokumentacioni.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar një thirrje për vende te lira pune, pozicioni- Drejtues të Zyrave Vendore Arsimore. Më poshtë gjeni të gjitha informacionet që ju nevojiten, si kushtet, mënyra e regjistrimit, dokumentacioni, etj.  


Zyrat Vendore Arsimore. Pozicioni i drejtuesit vakant

1. Zyra Vendore Arsimore Shkodër.

2. Zyra Vendore Arsimore Vau i Dejës.

3. Zyra Vendore Arsimore Pukë-Fushë Arrëz.

4. Zyra Vendore Arsimore Vlorë - Himarë.

5. Zyra  Vendore Arsimore Librazhd.

6. Zyra Vendore Arsimore Pogradec.

7. Zyra Vendo re Arsimore Maliq.

8. Zyra Vendore Arsimore Lushnjë.

9. Zyra Vendore Arsimore  Mallakaster

10.  Zyra Vendore Arsimore Elbasan.

11. Zyra Vendore Arsimore Kolonjë. 

12 . Zyra Vendore Arsimore Selenicë.

13.  Zyra Vendore Arsimore Kavajë.


Kërkesat e përgjithshme që duhen plotësuar për punësim në pozicionet e mësipërme janë:

I. Të jetë shtetas shqiptar;

2. Të ketë zotësi të plote për të vepruar;

3. Të zotërojë gjuhën shqipe, në të shkruar dhe të folur;

4. Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;

5. Të mos jetë dënuar për vepra penale dhe të mos ketë proces penal të hapur në prokurori apo gjykatë;

6. Të mos jetë marrë më parë masë e largimit nga punët e mëparshme dhe të mos ketë masa të tjera administrative apo vërejtje në fuqi;

7. Nuk duhet të jetë anëtar në forumet drejtuese të partive politike.


Kërkesa të veçanta që duhen plotësuar për punësim në pozicionet e mësipërme janë:

I. Kandidati duhet të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;

2. Të jetë pajisur me diplomën master shkencor ose ekuivalent me të në fushën e mësuesisë;

3. Eksperiencë mbi 5 vjecare pune si mësues apo drejtues në institucione arsimore publike;

4. Preferohet të ketë kategori kualifikimi si mësues apo drejtues; 

5. Njohuri bazë në kompjuter;

6. Zotërimi i gjuhëve të huaja përbën avantazh (dëshmi, çertifikata);

7. Aftësi drejtuese dhe komunikuese.


DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

1- Përshkrimi i edukimit dhe karrierës profesionale (Curriculum Vitae, e detyrueshme), Kërkesë për punësim; (e detyrueshme)

2- Diplomë master shkencor, (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njëhsimi nga Ministria e Arsimit; ( e detyrueshme}

3- Listë notash e noterizuar për nivelin bachelor dhe master; (e detyrueshme)

4. Certifikatë që vërteton shkallën e kualifikimit ;

5. Certifikatë për gjuhët e huaja apo kualifikime të ndryshme;

6. Librezë pune;

7. Fotokopje e kartës së identitetit; (e detyrueshme)

8. Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore ; (e detyrueshme)

9. Vërtetim nga gjykata; (e detyrueshme)

10. Vërtetim nga prokuroria; (e detyrueshme)

11. Nëse është i punësuar, vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; 

12. Raport mjekësor për aftësi në punë; (e detyrueshme)


(Portali Shkollor)

9,542 Lexime
5 vjet më parë