Ndërpritet greva, nesër fillon mësimi
Kolegjiumi i drejtorëve të shkollave në Obiliq u ka bërë thirrje mësimdhënësve të që t’i kthehen procesit mësimor, ndërsa kanë sugjeruar që grevën ta vazhdojnë në ndonjë formë tjetër deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Kolegjiumi i drejtorëve të shkollave në Obiliq u ka bërë thirrje mësimdhënësve të që t’i kthehen procesit mësimor, ndërsa kanë sugjeruar që grevën ta vazhdojnë në ndonjë formë tjetër deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“SBASHK-u, të reflektojë, t’i jipet rast dialogut dhe të ndërpritet greva, përkatësisht, mësimdhënësit t’i kthehen procesit edukativo- arsimor, kurse një kërkesë të tyre të arsyeshme dhe të merituar për aspektin material, një të drejtë të tyre të garantuar për grevë, të përpiqen ta realizojnë në ndonjë formë tjetër, duke mos e dëmtuar një të drejtë elementare të fëmijëve, të drejtën për arsimim”, thuhet në apelin e Kolegjiumit të Drejtorëve.
Gjithashtu ata kanë bërë thirrje dhe institucioneve qendrore qe të reflektojnë dhe nëse lejojnë mundësitë buxhetore të dialogojnë me SBASHK-un, lidhur me kërkesat e tyre. Kolegjiumi i Drejtorëve në Obiliq ka njoftuar se tre ditë radhazi kanë mbajtur takime me prindër të gjitha shkollave dhe lokaliteteve të komunës së Obiliqit, duke thënë se 90 përqind e tyre kanë kërkuar që të rifiilojë procesi mësimor, ndërsa mësimdhënësit t’i vazhdojnë grevat për realizimin e kërkesave të tyre në të tjera forma.
Kolegjiumi i Drejtorëve në Komunën e Obliqit, ndër të tjerash kanë shprehur shqetësimin se janë duke u shkelur të drejtat elementare të fëmijëve për shkollim, të parapara sipas konventave ndërkombëtare, Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe infrastrukturës tjetër ligjore në Republikën e Kosovës për këtë lëmi.
(Portali Shkollor)
Për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës
Ligji për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës
Për arsimin dhe aftësimin për të rritur në Republikën e Kosovës