Zëri misterioz që vjen nga deti

Zëri misterioz po shkatërron ekonominë e një qyteti!

Prej disa kohësh, banorët e zonës që gjenden në Arktik po ndjejnë një zhurmë misterioze që gumëzhin në mënyrë të pandërprerë, i cili ndalon dhe rishfaqet sërish. Bëhet fjalë për një zonë me burime të varfra natyrore, por e pasur vetëm nga peshkimi.

Një zë misterioz po shkatërron ekonominë e një qyteti kanadez, por askush nuk dëshiron që të hetojë origjinën e tij. Zëri i përhershëm që mendohet se vjen nga deti, po gjunjëzon ekonominë e disa qyteteve kanadeze, që bazohen tek peshkimi.  Askush nuk ka arritur që të zbulojë kush dhe çfarë e shkakton atë. Është një histori vërtetë e pabesueshme që vjen nga Kanadaja, ekzaktësisht nga një pjesë e vendit që i përket rrethit polar të Arktikut dhe gjendet në perëndim të Groendlandës. Prej disa kohësh, banorët e zonës që gjenden në Arktik po ndjejnë një zhurmë misterioze që gumëzhin në mënyrë të pandërprerë, i cili ndalon dhe rishfaqet sërish. Në fakt bëhet fjalë për një zonë me burime të varfra natyrore, por e pasur vetëm nga peshkimi. Në këtë rajon, praktikisht të gjithë banorët janë peshkatarë dhe fitojnë për të jetuar falë këtij aktiviteti fitimprurës. Problemi i sinjalit akustik, që duket se vjen nga deti i ka trembur shumë peshkatarët, të cilët nuk dalin më në det. Kjo po shkatërron ekonominë vendase.

Hipotezat mbi origjinën e zhurmës janë të ndryshme: se pari është se ajo shkaktohet nga një shoqëri minerare që bën kërkime hidrolokatore. Megjithatë, e vetmja kompani që ka pasur interesa në këtë fushë, prej vitesh nuk ndodhet më aty dhe mohon që të ketë lidhje me zhurmën. Hipoteza tjetër është ajo e ambientalistëve, që për të eliminuar peshkun ka vënë objekte që janë në gjendje të çlirojnë sinjale akustike për të trembur peshkatarët: edhe në këtë rast organizata më e madhe ambientaliste në Kanada mohon përfshirjen e saj dhe gjëja më e pabesueshme është se askush prej banorëve, nuk ka parë anije të dyshimta që lundrojnë në ato dete.

Kështu Kanadaja mendoi që t’i drejtohej ushtrisë, që ka shkuar për të hetuar prejardhjen e kësaj zhurme misterioze. U nis me anijet e saj, për të kuptuar origjinën e zhurmës, por ndërkohë që ishte atje, ushtria nuk e dëgjoi kurrë atë, përveç se gjeti disa balena.  Fakti që nuk dëgjoi asnjë zhurmë, ushtria zyrtarisht deklaroi se ka vendosur që të tërhiqet dhe të mos kryejë hetime të tjera. Misteri mbetet: dikush mendon për projekte sekrete, dikush tjetër për koncesione të veçanta, por fakti është se askush nuk e di origjinën e zhurmës natyrale. Shpresa e tyre është se po të njohin problemin, do ta kenë më të lehtë që të gjejnë përgjegjësit dhe se do të ndalen së bëri atë që po bëjnë. Ndërkohë, mungesa e peshkatarëve në det po i vë në një provë të vështirë banorët e rajonit të Nunavut.

1,533 Lexime
7 vjet më parë