Vrapimi në orët e para të mëngjesit ju bën të lumtur
Studiuesit kanë ekzaminuar ndikimin e letinës në trurin e minjve laboratorik, pasi ata kanë leptinë njëlloj si njeriu. Shkencëtarët kanë penguar sinjalizimin e leptinës në njërin grup të minjve, duke mashtruar trurin e tyre...
Nëse jeni një prej tyre që vrapojnë në natyrë para se të hanë mëngjesin, ju jeni më tepër të prirë që të përjetoni “lumturinë” e vrapimit.
Teoria zhvillohet rreth një hormoni të quajtur leptin. Leptina është e lidhur me ndjenjat e ngopjes, është hormon që shtohet pasi ushqeheni duke ndihmuar që të ulet uria. Atletët e qëndrueshëm që stërviten rregullisht kanë nivele më të ulëta të leptinës. Nëse trajnoheni për maratonë atëherë jeni rregullisht e uritur.
Studiuesit kanë ekzaminuar ndikimin e letinës në trurin e minjve laboratorik, pasi ata kanë leptinë njëlloj si njeriu. Shkencëtarët kanë penguar sinjalizimin e leptinës në njërin grup të minjve, duke mashtruar trurin e tyre që të mendojnë se nivelet e leptinës janë të ulëta.
Minjtë në këtë grup kanë përfunduar duke vrapuar dyfishin e distancës kundrejt grupit tjetër të cilit nivelet e leptinës nuk u janë manipuluar.
Për më tepër, minjtë që kanë patur nivele të ulëta të leptinës kanë patur prirje të preferojnë kafazin me rrotë për vrapim kundrejt kafazit me rrotë që nuk ka mundur të vrapohet. Këto studime kanë zbuluar se sa më e ulët leptina, miu dëshiron të vrapojë më gjatë.
Studiuesit mendojnë se ky studim mund t’u referohet edhe njerëzve, si duket nivelet e ulëta të leptinës tek vrapuesit mund të luajnë rol në euforinë dhe kënaqësinë që ndjejnë ata duke vrapuar.
Vrapuesit që stërviten rregullisht kanë nivele më të ulëta të leptinës, kënaqen me sporte dhe ndjehen të lumtur kur vrapojnë me kilometra. Mund të jetë paradoksale që disa raste shkaktojnë uri, gjë që na bën të dëshirojmë të vrapojmë edhe më shumë dhe të ndjehemi të lumtur gjersa e bëjmë një gjë të tillë.
Shumë kohë më parë kur njerëzit ishin të uritur u është dashur t’u rezistojnë rrugëve të gjata për të gjetur ushqim. Ndjenja e kënaqësisë është e lidhur me evolucionin si motivim i tyre për të kërkuar më tej ushqimin për të mbijetuar.
Këto zbulime nuk nënkuptojnë që ju të vraponi me qëllim shumë gjatë apo shumë shpesh me stomakun bosh, pasi mund të ndjeni dhembje tërësisht të ndryshme nga euforia e pritur, është e rëndësishme të furnizoni trupin tuaj me ushqim që të mund të vraponi dhe të ndjeheni mirë.
Një vrapim i shkurtër në orët e para të mëngjesit mund të na bëjë të ndjehemi aq mirë.
( Portali Shkollor )
Aktivitetet sportive për fëmijët tuaj
Joga në klasë, zgjedhja e zgjuar për të pasur nxënës pozitivë
Xhudistja Majlinda Kelmendi, e artë edhe në Paris