Vij te ti Kosovë
Poezi me rastin e 17- shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës nga mësuesja Alma Shiba Mara. Vargje plot emocione që tregojnë shumëçka për dashurinë ndaj vendin tonë shqiptar.
I mata orët për të ardhur te ti.
Shumë ishin dhe i ndjeva nji nga nji
Asfaltit sfilitej durimi e duart zgjaste në Prizren
Po vija me makinë e vonesa më ngjante me një tren.
Takimi me ty, dashuri gjaku.
Vëllezër gjithë jetën por na ndante pragu.
Shqip flisnim, por malli na merrte si të ndarë
Qeshur duheshim, por takoheshim duke qarë.
Kosovë, ti e idhnuara e aleancave
Ti që dhimbjet dhe thesaret ke nëntokë
Ti që më pret me dëborë edhe në pranverë
Si për ta paguar faktin që të takoj me pasaportë
Se di pse...vij te ti me mallin për të folur shqip.
Për të sharë shqip e shqip për të ndjerë.
Të të rrok për mesi nga Peja në Gjilan, Mitrovica e Kaçaniku...
E nga ti për mos u larguar asnjëherë.
Dhe ja vij te ti...herë me makinë e herë me mendime.
Gjej te ti këmbëkryq gurin dhe lulen.
Gërmoj në "Trepçen" tënde "minerale" shqiptarie dhe bindem....
Bindem, që bota jo vetëm duhet të të njohë, por të të përulen!
Poezi nga Alma Shiba Mara - mësuese, shkolla jopublike "Meridian +", Tiranë
Publikim N. Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
"28 Nëntori"
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Poezi atdhetare nga mësimdhënësi Selim Tahiri