“Uria për ushqim”, ese nga gjimnazistja Alesia Hysi
Ese e realizuar për lëndën e biologjisë në bazë të temës mësimore “Ushqimi, kriza botërore për ushqim”, nga gjimnazistja Alesia Hysi e shkollës “Numani”. Në ese dallohen mesazhe shumë domethënëse që Alesia ka preferuar t’i ndajë me ne.
Mëngjesin e djeshëm, kur po ecja për herë të parë në rrugët e qytetit, pas izolimit në shtëpi, më kapi një zymtësi. Doja të isha e gëzuar, por fytyra nuk më qeshte, kur kudo në cepat e rrugës shikoja fëmijë të vegjël apo gra që zgjatnin dorën për një monedhë. Në sytë e tyre shikoje pika loti që vuanin nga varfëria, shikoje uri, shikoje trishtim.
Varfëria i ka zënë vendin buzëqeshjes. Të frikësuar nga kjo, të gjithë po heshtim duke pranuar varfërinë si pjesë të jetës tonë. Askush nuk po ngrihet të luftojë. Askush nuk po ngre zërin dhe t’i thotë stop. Bota është një vend i madh. Askush nuk mund ta ndryshoj atë i vetëm, por të gjithë së bashku nëse përpiqemi mund të bëjmë shumë gjëra.
Ne mendojmë se varfëria është një zgjedhje. Vallë si mund të mendojmë që dikush ka zgjedhur të jetë i varfër, të jetë i uritur dhe të që për një kafshatë bukë? Në vend që t’i shikojmë me syrin gjykues, pse nuk i ofrojmë ndihmë sikur edhe një përqafim të ngrohtë për t’i bërë të kuptojnë që nuk janë vetëm?
Jam vetëm në fillim te rrugëtimit tim. Me pret një udhë e gjatë përpara, ama nëse jeta do më ofronte gjëra të mëdha do t’i ndaja me te tjerët. Ëndrra që më ka shoqëruar gjatë gjithë fëmijërisë e deri tani, ka qenë të ndihmoja të varfrit dhe uria të zhdukej. Të bëja bamirësi dhe fytyra të trishta të buzëqeshnin. Të bësh bamirësi nuk të varfëron, prandaj le të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe për të ndihmuar të tjerët.
Shkruar nga nxënësja Alesia Hysi
Klasa:XI
Shkolla:Numani
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ese për Ismail Qemalin dhe Festat e Nëntorit
“Shkolla ime”, ese nga nxënësja Besarta Bracaj
Njihuni me Stivenin, nxënësin që çdo detyrë e shoqëron me vizatim