“Unë dua t’i ngjaj mësueses time të pianos”
“Unë dua t’i ngjaj mësueses time të pianos, që e ka emrin Merita dhe është shumë e mirë”, kështu thotë Ana duke na treguar me një fjali se cili është shembulli i saj dhe çfarë do të bëhet kur të rritet
“Unë dua t’i ngjaj mësueses time të pianos, që e ka emrin Merita dhe është shumë e mirë”, kështu thotë Ana duke na treguar me një fjali se cili është shembulli i saj dhe çfarë do të bëhet kur të rritet. Pjesë që pëlqen më shumë të luajë në piano janë ato të Moxartit.
Ana është në klasën e parë dhe që tani ajo është një njohëse e mirë e muzikës.Përveç pianos ajo pëlqen violinën. “Më pëlqen edhe fyelli sepse ka tingull shumë të bukur”, shton ajo.
Ana ka marrë pjesë edhe në koncerte. Një ndër ta është koncerti pianistik “Marie Rafael”.
Ana është një vajzë e shkathët, e dashur me shokët dhe shoqet e klasës.
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor