DITA E EUROPËS

Triptik për Paqen

Dita e Europës erdhi ndryshe në Fier. Art-mesazhi i përcjellë ishte: paqe, Harmoni e Tolerancë mes popujve. Bashkëpunimi ishte mjaft i frytshëm, pasi bëri bashkë artin, njerëzit dhe Europën.

Në kuadër të Javës së Europës Bashkia Fier i ka lënë një vend të veçantë art-mesazhit: Paqe, Harmoni e Tolerancë mes popujve. Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar koncerti klasik “Triptik për Paqen”, një bashkëpunim me delegacionin Europian në Shqipëri, orkestra e RTSH, ajo Filarmonike e Fierit, KORI MIX Selanik Greqi, Kori i Filarmonisë së Prishtinës KOSOVË, KORI P. Jakova etj, sollën artin botëror në këtë skenë, që sipas mjeshtres së korit miks të Selanikut Meri Konstandonou, është një bashkëpunim i frytshëm dhe tepër efikas, pasi bën bashkë artin, njerëzit dhe Europën.


Mbrëmja erdhi magjike nën interpretimin e solistëve lirikë si Josif Gjipali , Ardita Meni , Klodian Kacani, Giovani Guardino, etj. Kryedirigjent i 60 minuta koncert ka qene italiani Ettore Papadia, dhe dirigjent të shfaqjes Valmir dhe Mariana Xoxa.


Agron Xoxa, kreu i drejtorisë së artit dhe kulturës pranë bashkisë së Fierit do të shprehej se kjo skenë ka mirëpritur emra të mëdhenj, që kanë luajtur kryeveprat botërore.


Vlerësime për këtë prurje shprehu edhe drejtoresha e arsimit në Fier, Yllka Beci. Skenari dhe libreti i këtij produksioni i ishin besuar një emri të njohur, Petrit Ruka. Në 60 minuta është prezantuar historia e Europës në një produksion multimedial, skenik dhe muzikor, i veçantë për nga forma dhe përmbajtja.

(Portali Shkollor)

2,993 Lexime
5 vjet më parë