Tiranë, Veliaj: Shkollat do të jenë gati më 1 shtator
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka siguruar të gjithë nxënësit e kryeqyetetit se rikonstruksioni i shkollave do të përfundojë në datën 1 shtator.
Bashkia e Tiranës prej ditësh është duke kryer punime në shkollat e kryeqytetit. Rikonstruksioni i shkollave pritet të përfundojë në datën 1 shtator dhe nxënësit do të nisin shkollën në ambientet e reja të rikonstruktuara.
Aktualisht i janë nënshtruar rikonstruktimit dhe punimet vijojnë me intensitet në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” dhe “Edith Durham”.
Krybashkiaku Erion Veliaj ka siguruar përmes një statusi në rrjetin social Facebook se rikonstruksioni i shkollës do të përfundojë deri në datën 1 shtator.
“Edhe sot, si çdo ditë, nisëm riparimet në një shkollë tjetër. Brenda verës të gjitha godinat do të jenë gati për 1 Shtator. Faleminderit kolegëve që punojnë te"Dëshmorët e Lirisë” dhe “Edith Durham””, shkruan Veliaj.
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Marrëdhënia prind-mësues, çelësi i suksesit të fëmijës