Të shëndetshëm me sport, të ushqyer me art

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Tiranë, zhvilloi në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” aktivitetin sportivo-artistik “Të shëndetshëm me sport, të ushqyer me art”

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Tiranë, zhvilloi në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”  aktivitetin sportivo-artistik “Të shëndetshëm me sport, të ushqyer me art”, ku morën pjesë 5.000 fëmijë të 50 kopshteve të Tiranës.

Në aktivitet u përfshinë  lojëra të shumëllojshme lëvizore spontane, popullore dhe sportive, të trajnuara dhe drejtuara nga mësues të edukimit fizik dhe edukatoret e kopshteve.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se Ministria Arsimit dhe Sportit ka hartuar Platformën e Edukimit fiziko-sportiv dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse  do të kontribuojë me seriozitet të plotë për përvetësimin dhe modelimin në praktikë të konceptit, që loja me lëvizje është aspekti më i rëndësishëm, më i dobishmi për edukimin e fëmijës.

Një numër i konsiderueshëm fëmijësh, nën drejtimin e drejtueseve të kopshteve, pikturuan përgjatë zhvillimit të aktiviteteve lëvizore dhe ekspozuan pikturat e përfunduara. Në përfundim të këtyre aktiviteteve, fëmijët që performuan në aktivitete sportive dhe artistike, u vlerësuan me kupa dhe certifikata.

Në ceremoninë e mbylljes, çmimet u shpërndanë nga Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Z. Rauf Dimraj, Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar në MAS, Zamira Gjini dhe drejtues të DAR Tiranë.

2,638 Lexime
8 vjet më parë