Takimi i veçantë letrar i nxënësve të talentuar të gjimnazit "Petro Nini Luarasi", me figurat e shquara të letrave shqipe
Një mbrëmje letraro-kulturore, e gjimnazit "Petro Nini Luarasi", bëri bashkë nxënësit më të talentuar dhe figura të njohura të letërsisë shqiptare. Aktivitet i organizuar nga klubi i arteve të shkollës, në bashkëpunim me mësuesen, Anila Shahu.
Gjimnazi "Petro Nini Luarasi", organizoi një aktivitet kulturor, mjaft interesant, duke bërë bashkë nxënësit e kësaj shkolle me figura të respektuara të artit, letërsisë dhe kulturës shqiptare si Primo Shllaku, Natasha Lako, Izet Duraku dhe Rezhep Shahu. Bashkëvendosja e arteve, poezisë, muzikës dhe imazhit, plotëson panoramën, për të cilën vetë nxënësit janë kujdesur në detaje. Rreth përgatitjes, realizimit, krijimeve letrare, vjen në një intervistë për Portalin Shkollor mësuesja e letërsisë, Anila Shahu.
Çfarë kishte në fokus kjo mbrëmje letrare? Si ishte e konceptuar ajo?
Kjo mbëmje letrare kishte në fokus nxënësit. A e kuptojmë ne botën e tyre? A e dimë ne sa dashuri kanë ata dhe sa shumë dashuri presin t'u kthehet? Çfarë ngjyrash u japin jetës? Ata sublimohen për pak dashuri prindërore.
Në shkollën tonë kemi si traditë të sjellim shkrimtarë për bashkëbisedim, kemi analizuar veprat e tyre, kemi komentuar rreth tyre, gjithçka që ka qenë në kuriozitetin e nxënësve për shkrimtarët e njohur. Në këtë aktivitet këndvështrimi ishte tjetër, sepse në fokus ishin nxënësit dhe krijimet e tyre. Shkrimtarët ishin ata që vlerësuan krijimet, duke bërë një lloj kritike. Kjo është një risi për të bërë një lloj vlerësimi për "veprën e tyre artistike". Në një kohë kur nxënësit e kanë të vështirë të lexojnë një libër për ne është fat, që ata, përveçse lexojnë edhe krijojnë. U prezantuan me tregim, roman, poezi, monolog. Një prezantim, që kuptohet i përshtatet moshës së tyre, nga 15-18 vjeç dhe pritshmëritë ishin për moshën e tyre.
Sa nxënës u përzgjodhën?
Të përzgjedhur nga audicionet 11 krijime të nxënësve nga klasa e dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë.
Cilat lloje krijimesh dominuan më së shumti?
Në fakt ishin si barazpeshë, poezia me trgimin. Janë 5 poezi dhe katër tregime, ndërkohë që monolog kishim një dhe një roman.
Kjo mbrëmje ishte e veçantë edhe për faktin se mblodhi artistë të shquar. Cilët ftuat?
Patëm nderin të kishim Natasha Lakon, Primo Shllakun, Rexhep Shahun dhe Izet Durakun, të cilët qysh në krye të herës ishin mjaft entuziastë për pjesëmarrjen e tyre, e më tej për krijimet e nxënësve.
Ky është një aktivitet i përvitshëm, domethënë është traditë e shkollës suaj?
Po, është një aktivitet i kthyer tashmë në traditë në shkollën tonë, sepse kemi nxënës mjaft të talentuar dhe kjo është hapësira që ua dedikojmë atyre. Si një mësuese letërsie, ndjej përgjegjësinë e një aktiviteti të tillë.
Pamë nxënës me vegla muzikore, si dhe interpretues të rinj. Si u harmonizuan këto disiplina të ndryshme artesh?
Gjatë interpretimit, kishte shoqërim me mjete muzikore live, në piano, violinë dhe kitarë, por edhe me interpretues, për të dhënë tablonë e plotë përpara publikut. Për pjesët muzikore u kujdesën vetë nxënësit, gjithashtu edhe për pjesën e interpretimit. Nxënës të talentuar në interpretim, lexuan krijimet e nxënësve të përzgjedhur. Përveç muzikës në sfond dhe anës interpretative, shtuam edhe pamje/imazhe, të cilat vijnë në harmoni.
Këtë aktivitet e realizon klubi i arteve në shkollën tonë. Të gjithë janë pjesë e klubit të arteve. Ne, si departament i letërsisë, bëjmë përzgjedhjen e më të mirëve, e gjithë krijimeve të nxënësve.
Përse "klubi i arteve". Cilat lloje artesh përfshin në këtë shkollë ky klub?
Të gjitha artet, pa përjashtim. Klubi i arteve ka realizuar disa lloje aktivitetesh. Përformojnë me muzikë, balet, krijime poetike. Ne na vjen mirë që nxënësit i kushtojnë kohë artit dhe kështu eleminojnë përdorimin e celularëve, gjë që për ditët e sotme është një arritje. Kështu fokusohen në gjëra të bukura dhe në kohë cilësore. Artet janë gjithmonë të bukura.
Aktiviteti ishte i organizuar gati në perfeksion, në një sallë mjaft komode dhe të përshtatshme. Kush është kujdesur për të?
Janë kujdesur vetë nxënësit. Si për pjesën e ndriçmit, por edhe për pjesën e IT-së. Ai që ka pikë të fortë diçka e vendos në shërbim, dhe të gjithë së bashku kemi arritur në këtë produkt. Leximi, interpretimi, muzika në sfon, aspekti vizual, apekti teknik me mikrofona, fonia, janë siguruar të gjitha nga nxënësit. Gjithçka mban vulën e tyre. S'mund të isha më shumë krenare se kaq. Audienca e pati të përthithur të githë mesazhin, nga të gjitha planet e mundshme.
Për sa i përket përmbylljes së këtij aktiviteti. Si u konceptua? Kush doli fitues?
Të gjitha krijimet e nxënësve të përzgjedhur janë fitues. Pra, në audicione kemi ftuar të gjithë nxënësit të marrin pjesë me krijimet e tyre dhe në këtë takim u mblodhëm për 11 fituesit, nëse më lejoni t'i quaj kështu. Kësaj rradhe kishte një vlerë shumë të madhe çmimi i tyre. Ata u pajisën me certifikata, të cilat nuk mbanin vetëm firmën e shkollës, por edhe të shkrimtarëve të ftuar.
Anila Shahu, mësuesja e letërsisë, udhëheqësja e aktivitetit
Të ftuarit, Rexhep Shahu, Primo Shllaku, Natasha Lako dhe Izet Duraku, dhanë mesazhe shumë domethënëse në këtë takim. Këto mesazhe nuk shkojnë vetëm për njëmbëdhjetë nxënësit e Petro Ninit, por gjithë gjimnazistëve dhe të rinjve, të cilët e duan lilbrin.
Fjala e Izet Durakut
Rinia dhe poezia janë sinonime. Tqë rinjtë sot, janë më të lirë, të shkruajnë atë se çfarë ndjejnë. Autocensura nuk ekziston më, pasi janë shumë më të guximshëm. Me parë censura vinte nga opinioni, nga mësuesi, nga atmosfera që krijohej. Sinqeriteti, këndvështrimi jo me narcicizëm, një lloj kritike dhe vetëdistancimi, me një tonalitet jo rozë, por gri. Kjo kërkon shumë guxim. Ndaj një libër i shkruar me shumë vështirësi, lezohet me shumë lehtësi. Origjinaliteti dhe të qenit vetëvetja i ndihmon shumë të rinjtë sot.
Fjala e Primo Shllakut
Më parë shkollat kanë qenë shumë të shpërndara në mënyrë të barabartë për nga cilësia. Sot duket se kjo ka ndryshuar. e gjimnazi Petro Nini duket se është nga më të mirët. Kam pasur rastin të lexoj shkrimet e nxënësve, ku kam ngelur i befasuar. Letërsia është një kryqëzatë. Atje vdesin më të mirët.
Fjala e Rexhep Shahut
Për të shkruar duhet që të lexosh, që të lexosh duhet të dish. Pra nëse shkruan duhet të njohësh, të dish. Do të thotë të hulumtosh. Shkrimtarët janë njerëzit më të dijshëm. Ndaj të shkruarit është puna më e vështirë dhe më fisnike. bashkë me Izet durakun, ne botojmë revistën letrare "Illz" dhe të gjithë këta nxënës do të kenë hapësirën e tyre në këtë revistë, duke ua publikuar shkrimet.
Fjala e Natasha Lakos
Më vjen mirë që shikoj edhe krijime në prozë, sepse ahtë një artileri e rëndë. U befasova vërtet nga këto krijime. Kohët kanë ndryshuar jashtëzakonisht shumë dhe sot të rinjtë kanë shumë mundësi. Vetëm puna është ajo që mund t'ju shpjerë përpara.
(Intervistoi dhe përgatiti Parajsa Shtini; Portali Shkollor)
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Urimet dhe mesazhet e gjuhëtarëve dhe të njohësve të gjuhës shqipe për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...