Supergjyshja 90-vjeçare realizon ëndrrën!
Amy Cook nga Londra është hedhur me parashutë nga 3900 metra lartësi për të festuar kështu ditëlindjen e saj të 90 më 8 gusht.
Një stërgjyshe ka kërkuar si dhuratë ditëlindjeje diçka që arrin edhe kufijtë e çmendurisë duke parë moshën e saj të thyer.
Amy Cook nga Londra është hedhur me parashutë nga 3900 metra lartësi për të festuar kështu ditëlindjen e saj të 90 më 8 gusht.
Supergjyshja ka treguar se gjithnjë e kishte pasur ëndërr që të bënte një hedhje të tillë dhe festa e ditëlindjes për të ishte edhe momenti i duhur, pasi ajo kishte frikë se ky do të ishte edhe shansi i saj i fundit.
Të ardhurat e përfituara nga ky gjest i çmendur, Amy Cook tregon se do t’ia kalojë në formë bamirësie spitalit “The Royal Marsden Cancer Charity”, pasi këta të fundit kuruan vajzën e saj 56-vjeçare nga kanceri në gji në vitin 2015.
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Poezi nga mësuesja Vera Ujka