“Sikur të Isha...”, aktivitet për nxënësit mbi 6-vjeç
Qëllimi i këtij aktiviteti apo i kësaj loje është të inkurajojë nxënësit që të artikulojnë shpresat dhe ëndrrat e tyre dhe të fillojnë të identifikojnë mënyra praktike për të shkuar drejt qëllimit.
Loja: “Sikur të Isha...”
Koha në dispozicion: 20 minuta
Mosha: Nxënësit që mund të lexojnë dhe të shkruajnë, pra gjashtë vjeç e lart (përshtatjet sugjerohen më poshtë)
Pjesëmarrësit: Çfarëdo numër nxënësish
Vendosja: Kudo
Materialet: Tabakë letre, letra, laps ose stilolaps.
Shkruaj listën e “Nëse unë do isha një...…” në një tabak letre përpara se të fillojë aktiviteti, nëse është e mundur.
1. Prezanto aktivitetin duke thënë: “Të gjithëve ju pëlqen të ëndërrojnë dhe imagjinojnë rreth gjërave që ata do të donin të bënin ose të kishin. P.sh. disa njerëzve u pëlqen të imagjinojnë veten si super heroi i tyre i preferuar. Të tjerëve u pëlqen të imagjinojnë veten si kafsha e tyre e preferuar. Mua më pëlqen ta imagjinoj vetes si…..(vendos një gjë ose person që ti zgjedh).
2. Kërkoju nxënësve për disa nga gjërat dhe njerëzit që ata ëndërrojnë të bëhen.
3. Tani lexo listën ne tabakun e letrës:
- Nëse do isha një zog, unë do të … ...
- Nëse do isha i/e fort, unë do të … ...
- Nëse do isha i/e pasur , unë do të blija… ...
- Nëse do isha i/e rritur, unë do të … ....
- Nëse do isha superman/superëoman, unë do të … ...
- Nëse do isha person i padukshëm, unë do të … ...
- Nëse do isha çdo person në botë, unë do të isha… ...
- Nëse do doja që një ëndërr të më realizohej, kjo do ish… ...
4. Ndani nxënësit në grupe dhe jepu atyre një copë letre dhe një laps ose stilolaps.
5. Kërkoju që t’ju përgjigjen me radhë pyetjeve në tabakun e letrës.
6. Kur të kenë mbaruar të gjithë, rigruponi nxënësit për një diskutim grupi.
7. Për secilën prej pyetjeve, kërkoju nxënësve që të ndajnë përgjigjet e tyre ose të shokut. Ju mund të reflektoni me fëmijët duke përdorur pyetjet reflektuese si më poshtë.
Për të reflektuar mbi aktivitetin, ju mund t’i pyesni nxënësit:
- Cilat ishin disa nga ëndrrat dhe shpresat?
- Çfarë mund të bëni që të realizoni ëndrrat tuaja?
- Kush mund t’ju ndihmojë që të realizoni ëndrrat tuaja?
Për nxënësit më të rritur, ju mund të krijoni një listë ndryshe “Nëse do isha”, ku mund të përfshihen personalitete të njohura, profesione ose rolet në familje.
Shënim
Për nxënësit që nuk mund të lexojnë dhe shkruajnë, përfshirë dhe ata më të vegjlit, mund ta përshtatni këtë aktivitet duke përdorur piktura ose simbole në vend të fjalëve. Merr çdo sugjerim një nga një dhe kërkoju fëmijëve në çift t’u tregojnë njëri-tjetrit përgjigjet e tyre. Nëse duan, mund t’ju vizatojnë përgjigjet e tyre. Ju mund t’u kërkoni nxënësve të ndajnë përgjigjet me grupin e madh përpara se të kalojnë në sugjerimin tjetër. Nxënësit më të rritur mund të krijojnë një poster me kolazhin e ëndrrave të tyre.
(Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Rregullat për të luajtur lojën me letra “UNO”
Fletë pune për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit