Këshilla

Si të sillemi me 9-vjeçarët?

Disa karakteristika dhe ndryshime që shfaqen në moshën 9-vjeçare sipas mësuesve dhe psikologëve të ndryshëm. Këto konstatime vijnë pas eksperiencave të gjata të kombinuara me studime të ndryshme. Nëse keni një fëmijë në këtë...

Disa karakteristika dhe ndryshime që shfaqen në moshën 9-vjeçare sipas mësuesve dhe psikologëve të ndryshëm. Këto konstatime vijnë pas eksperiencave të gjata të kombinuara me studime të ndryshme. Nëse keni një fëmijë në këtë moshë kushtojini vëmendjen e duhur dhe afrojini vëmendje maksimale.


• Në moshën 9 vjeç një fëmijë është si përpara një “pragu të ri” jete. Për herë të parë te fëmija “ngjallet” vetëdija. Dhe në jetën e tij të brendshme, fëmija e ndjen unin e tij në një mënyrë të re, shumë më të thellë se në të shkuarën. 


• Ai apo ajo, fillon të vëzhgojë botën. Në këtë moshë fëmija kupton më mirë veprimin dhe mendimet që e kanë krijuar këtë veprim. 


• Vetëm në këtë moshë fillon të kuptojë gjërat që më përpara i “rrëshqisnin” apo nuk krijonte dot lidhjen. Ky lloj “zgjimi” apo rritje, manifestohet në formë habije ose me kritika. Të gjithë kemi hasur fëmijë 9-vjeçarë që dikur ishin të urtë dhe në këtë fazë bëhen indiferentë dhe nuk u pëlqen asgjë, madje edhe bëjnë ironi kur i këshillon. 


• Fëmija 9 vjeç nuk ka më dëshirë t’i tregojnë përralla apo t’i lexojnë histori, ai ka nevojë për më shumë, kërkon ngjarje të vërteta.


• Djemtë nëntë-vjeçar i shprehin në përgjithësi dyshimet dhe kritikat e tyre.

 

• Vajzat nëntë-vjeçare në ndryshim nga djemtë, i shmangin dyshimet dhe tërhiqen në vetvete. (problem kulturor dhe edukimi).


• Kalimi në moshën 9 vjeç, shpesh shoqërohet me ç’faqjen e “unilateralitetit”, të cilin mjedisi familjar e fuqizon ose e mban nën kontroll, duke e pasuruar ose jo dhe duke shmangur ose jo, të bëhet sjellje. 


• Fëmija nëntë vjeç vazhdon të jetë në fazën e imitimit të sjelljeve dhe fjalëve të të rriturve. Prandaj në këtë periudhe, të rriturit duhet të jenë edhe më të vëmendshëm dhe me etikë, pasi sjelljet e tyre pasqyrohen te fëmija. Nëse të rriturit janë prepotentë apo të pakujdesshëm me njëri-tjetrin edhe fëmija ashtu do të sillet. 


(Portali Shkollor)

12,365 Lexime
6 vjet më parë